Showbiz

Princesha Geraldinë është kopje e Princit Leka

Shkruar nga Liberale
Princesha Geraldinë është kopje e Princit Leka

Pak ditë më parë Princ Leka dhe princeshë Elia Zaharia u bënë prindër për herë të parë. Elia solli në jetë një vajzë, të cilën çifti e pagëzoi me emrin Geraldina, duke trashëguar emrin e Mbretëreshës.

Së fundmi Elia publikoi disa foto me vogëlushen, por duke u kujdesur të mos i tregojë portretin dhe u shpreh se të qenit prind është një bekim që po e shijojnë të dy.

Megjithatë vëllai i Elias, Amos Zaharia zbuloi sot i ftuar në "ABC e Mëngjesit", se princesha Geraldinë i ngjan shumë të atit.

"Është një ndjesi e paprovuar dhe e papërshkrueshme. Është e vockël. Shumë e mirë. Kur e pashë për herë të parë Geraldinën ka qenë kaq e vogël (tregon me duar). Ajo ka lindur në të njëjtën datë, kur Mbretëresha Geraldinë u largua nga jeta dhe kur i tha mjeku Elias datën që kishte për të lindur, u habit. Buzët i ka si të Elias, ka lindur me buzë të trasha. Po kam përshtypjen se do i ngjajë Lekës. Është bionde dhe me sy bojëqiell”, u shpreh Amosi.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH