Presidenti i Universitetit Europian të Tiranës, Prof. Assoc. Dr. Selami Xhepa gjatë fjalës së tij në ceremoninë e ndarjes së Çmimit të Karrierës, UET Alumni 2020 theskoi se universiteti nuk është më vetëm thjesht një institucion që tregon se si mund të mobilizojmë burimet e tjera për të ndërtuar progresin ekonomik dhe shoqëror, por është vetë burimi i krijimit të kësaj pasurie, universitetit.
Në çdo aktivitet ne kemi theksuar rolin dhe rëndësinë e jashtëzakonshme që ne i kushtojmë këtij netëork-u, këtij komuniteti që ka punuar dhe është edukuar. Puna dhe kontributi juaj janë njëkohësisht pasqyra dhe imazhi i punës së vetë universitetit. Mendoj që roli juaj dhe i kontributit tuaj është theksuar përherë. Vlen për t’u theksuar sërish se sa i rëndësishëm është për ne dhe për ata që do të vijnë. Ja vlen për të reflektuar për vendin qe universiteti ka në shoqërinë tonë dhe çfarë vendi duhet të ketë universiteti. Përgjatë gjithë historisë universiteti dhe shoqëria kanë pasur gjithmonë një marrëdhënie kontraktuale, për një rol që duhet të ruajë universiteti, pasi ndryshe nga institucionet e tjera apo elementet e tjerë të shoqërisë, roli i universitetit është shumë më elitar.
Në epoka të caktuara universiteti ka luajtur një mision të rëndësishëm sidomos për demokracitë e reja dhe të dobëta. Misioni i universitetit ka qenë të mbështesë fuqizimin e demokracisë, si institucioni fondamental i ndërtimit të jetës shoqërore. Në shumë vende të botës, ky ka qenë një mision prioritar për universitetet.
Sot po shohim në Shqipëri, fatkeqësisht një vend me institucione dhe demokraci shumë të brishtë dhe të dobët. Mendoj që politizimi që i është bërë vetë universiteteve në një farë kuptimi e ka minuar këtë rol dhe një lloj besimi që shoqëria duhet të gjejë tek universitetet.
Misioni i dytë i rëndësishëm i universiteteve ka qenë mobilizimi i pasurive dhe i burimeve të shoqërisë për të ndihmuar për të shpejtuar progresin ekonomik dhe shoqëror. Një mision që universitet prej kohësh vazhdojnë që ta bëjnë, por në kushtet e shoqërisë së sotme, shoqërisë së dijes, burimi kryesor i zhvillimit të shoqërisë në epokën post-industriale është vetë dija dhe nga kjo pikpamje universiteti nuk është më vetëm thjesht një institucion që tregon se si mund të mobilizojmë burimet e tjera për të ndërtuar progresin ekonomik dhe shoqëror, por është vetë burimi i krijimit të kësaj pasurie.
Nga kjo pikpamje, mendoj që ridimensionimi që duhet të marrë roli i universitetit në shoqëri duhet të zërë një vend prioritar, sidomos kur flasim për shoqërinë tonë shqiptare.
Një element tjetër shumë kritik janë ndryshimet demografike që po ndodhin. Kur flasim për ndryshime demografike në planin global bëhet fjalë për problematikën që po rrëzohet sot në krijimin e harmonisë dhe të paqes, sepse shumë vende dhe kombe kanë rraca të ndryshme etnie etj.
Probleme me të cilat ne nuk përballemi sot, por ndoshta do të përballemi në të ardhmen e afërt, sepse ndryshimet demografike tek ne po fillojnë që të na ndikojnë në mënyrë krejtësisht negative, jo vetëm në planin ekonomik, por edhe mundësinë apo në mënyrën e funksionimit të të gjithë tregjeve, në ekonomi dhe shoqëri. Nga kjo pikëpamje e ardhmja e shoqërisë sonë do të jetë e hapur si edhe vendet e tjera. Universitetet do duhet që të presin gjithashtu studentë nga vendet e tjera.
Në qoftë se ne deri më sot jemi bërë në njëfarë kuptimi pjesë e rrjeteve kombëtare të tregëtisë, tregjeve financiare etj., në këndvështrimin e ekonomisë jemi paksa diku në atë “global solid change”, “global production change”, etj.
Por në tregun e edukimit jemi tmerrësisht të margjinalizuar. Ne vazhdojmë akoma të jemi një ishull i izoluar. Edhe vendet përreth nesh që kanë një mori të madhe studentësh të huaj që studiojnë në këto universitete. Shqipëria vazhdon që të mbetet një vend periferik. Universiteti Europian është brenda atij niveli modest sepse është një universitet i ri dhe nga pikpamja numerike nuk është sa është universiteti publik, por përpiqet të japë një shembull.
Në veçanti programi “Erasmus +” për ne ka qenë një shans i jashtëzakonshëm dhe është një element me të cilin ne kemi nisur hapat e parë të ndërkombëtarizimit edhe të sistemit të universitetve, jo vetëm nëpërmjet shkëmbimit universitar, por edhe programet të kërkimit shkencor, apo diploma të përbashkëta dhe programe të përbashkëta.
Nga kjo pikëpamje roli i universitetit duhet dhe po rikonfigurohet. Në përgjithësi universiteti është parë dhe është një e mirë publike. Nga kjo pikëpamje misioni i tij është një mision publik. Por forcat e treguara janë me rëndësi thelbësore në konturimin e fizionomisë dhe të profilizimit të këtij sektori.
Në gjithë vendet e botës, konkurrenca për studentë, për talente akademikë, për fonde është fondamentale me përjashtim të Shqipërisë. Vetëm në Shqipëri nuk ka konkurrencë për asgjë sepse tregu nuk e ka pranuar akoma edhe sot e kësaj dite konkurrencën. Kjo është një mangësi thelbësore se si rregullimi i një industrie, në fakt po pengon arritjet e standardeve normale që duhet të ketë shoqëria dhe ky lloj tregu.
Çfarë po ndodh dhe çfarë mund të ndodhë në shoqërinë tonë?
Çfarë pritet të ndodhë? Në fakt po spekulojmë sepse askush nuk e di çfarë do të ndodhë. Madje njerëzit nuk janë në gjendje të kuptojnë as të tashmen e tyre dhe jo më të projektojnë të ardhmen. Por ne mund të spekulojmë të paktën se çfarë implikimesh kanë këto ngjarje që po ndodhin sot dhe që me shumë gjasa do të pritemi të vizitohemi edhe shpesh herë të tjera nga gjëra të kësaj natyre, siç thotë një shprehje latine: “mali më i lartë nuk është mali që kam parë unë”.
Kështu që edhe ne po të shohim male gjithnjë edhe më të larta, kjo mund të na ndihmojë pak që të riperceptojmë dhe të riformatojmë ose ridimensionojmë rolin tonë si një institucion i arsimit të lartë.
Mendoj që ky lloj “new normal”, kryesisht përdoret në ekonomi si term dhe janë kryesisht politikat monetare. Kemi hyrë në një botë me rritje shumë të ulët ekonomike, dhe me norma shumë të ulta interesi, pra kur politika nuk e influencon dot më ekonominë dhe shoqërinë.
Dhe ky lloj “new normal” po përdoret edhe për tregjet e tjera, besoj edhe në tregun e arsimit të lartë të edukumit. Mendoj që po hyn në një “neë normal” i cili prononcon këto gjera;
E para që tekonologjia do të fillojë të bëhet një diçka e pazëvendësueshme edhe për “old fashion people” edhe për persona që s’janë shumë të dixhitalizuar, që do të jenë të detyruar tashmë që të brendësojnë teknologjinë si instrument shumë thelbësor në procesin e “teaching and learning” të të dhënit mësim dhe të mësuarit.
Kjo është fondamentale! Ne patëm një shans të madh si universitet, pasi që në javën e parë që u mbyll shoqëria fatmirësisht ne nuk e ndërpremë mësimin për shkak se e kemi përdorur goxha teknologjinë për të komunikuar me studentët për të vendosur literaturën etj.
Por “teaching online” ishte një alternativë për të mos mbyllur shoqërinë, për të mos mbyllur procesin e mësimit. Kjo mesa duket në të ardhmen do të jetë me rëndësi kritike. Kjo na jep disa mundësira që të përdorim teknika të reja për mësimin, në kuptimin e disa lloj “blending kind of teaching”, duke kombinuar teknologjinë me prezencën e auditorit.
Sigurisht nga pikpamja infrastrukturore kjo ka rëndësi shumë të madhe sepse nuk mjafton që vetëm një institucion të investojë në teknologji.
Në qoftë se gjithë rrjeti i infrastrukturës nuk funksionon është e pamundur që kjo të jetë një teknologji e suksesshme. Në fakt sot po provohet që edhe në vendet që kanë një shkallë më të lartë sofistikimi tekonologjik ka patur probleme serioze dhe nga kjo pikëpamje do të thotë që si shoqëri duhet të përgatitemi, pasi nuk mjafon një institucion i vetëm.
Duhet që infrastruktura në tërësi të fuqizohet në mënyrë që të përgatitemi për këtë lloj sistemi të ri, por kjo lidhet edhe me implikime të tjera të natyrës rregullatore, sepse jo vetëm “blending teaching” ose këto lloj metodash të teknikave të përziera të mësimdhënies, por edhe “distanc learning” dhe ndoshta edhe diplomat apo universiteti që do të jenë jashtë kampuseve duhet të kenë edhe rregullimin e caktuar juridik dhe ligjor.
Nga kjo pikëpamje kjo na paraqet një lloj sfide edhe si universitet edhe si shoqëri. Në qoftë se ne do të shkojmë drejt tyre, atëherë do të kemi probleme të tjera të natyrës mënaxheriale, të natyrës së mbijetesës së institucionit të arsimit të lartë, sidomos të institucioneve private të arsimit të lartë.
Çfarë përbën Universiteti Europian dhe si po përballemi?
Përtej kësaj nevoje që kemi dhe planeve që kemi për të investuar në tekonologji, besoj se kampusi është i pazëvendësueshëm. Pavarësisht se ne do të shkojmë drejt teknologjisë dhe jemi të detyruar, por kampusi është i pazëvendësueshëm.
Jeta në një kampus universitar, ndërveprimi njerëzor është i pazëvendësueshëm nga teknologjia. Sot mund të ndodhemi kudo nëpërmjet teknologjisë, por aseti njerëzor, komunikimi i drejtpërdrejtë mendoj që është i pazëvendësueshëm dhe nga kjo pikëpamje Universiteti Europian po përgatitet për të ridimensionuar profilin e tij nëpërmjet ndërtimit të një kampusi të ri, i cili do t’iu mirëpresë juve dhe pasardhësit tuaj për t’i dhënë jetë një modeli të ri të një universiteti edhe nga pikëpamja e infrastrukturës fizike bashkë me të gjithë elementët e tjerë përmbajtësorë me të cilët ne kemi punuar gjatë gjithë kësaj periudhe.
Në epoka të caktuara universiteti ka luajtur një mision të rëndësishëm sidomos për demokracitë e reja dhe të dobëta. Universiteti nuk është më vetëm thjesht një institucion që tregon se si mund të mobilizojmë burimet e tjera për të ndërtuar progresin ekonomik dhe shoqëror, por është vetë burimi i krijimit të kësaj pasurie. Jeta në një kampus universitar, ndërveprimi njerëzor është i pazëvendësueshëm nga teknologjia. /Gazeta Liberale