Aktualitet

Presidenti i ri i SHBA-ve "çon" Yuri Kim në Kryeministri

Shkruar nga Liberale
Presidenti i ri i SHBA-ve "çon" Yuri Kim në Kryeministri

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, ka zhvilluar pasditen e kësaj të hëne një takim me kryeministrin Edi Rama. Në një postim në rrjetet sociale, Kim shkruan se takimi është zhvilluar për të "rishikuar progresin aktual në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-së".

“Pata një diskutim të shkëlqyer me kryeministrin Edi Rama për të rishikuar progresin aktual në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-së dhe për të diskutuar mënyra të reja për të lëvizur përpara në bashkëpunimin tonë për demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin. Shumë mundësi (por edhe punë e fortë) për bashkëpunimin tonë”, shkruan ajo ndërsa postimin e shoqëron me hashtagun “Krah për krah”.

Zgjedhejt presidenciale të 3 nëntorit në SHBA nxorën fitues Joe Biden, i cili ka marrë sot detyrën si president i 46-të.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH