Globi

"Praktika të padrejta", India gjobit Google-in me miliona dollarë

Shkruar nga Liberale
"Praktika të padrejta", India gjobit Google-in me miliona

Autoritetet në Indi e kanë gjobitur gjigantin teknologjik, Google me 161 milionë dollarë për përdorim të platformës Android, për të dominuar tregun.

Rregullatori shtetëror i Konkurrencës, ka akuzuar Google-in për nënshkrim të “marrëveshjeve të njëanshme” me prodhuesit e telefonave të mençur, për të siguruar dominimin e aplikacioneve të saj.

Ky institucion ka kërkuar që Google të heqë dorë nga praktikat e tilla.

Google ende nuk e ka komentuar gjobën dhe akuzat.

Sipas deklaratës, praktikat që Rregullatori i ka konsideruar të dëmshme, i kanë dhënë kompanisë Google qasje të vazhdueshme në të dhënat e përdoruesve dhe mundësi për reklamim.

Ky rast është i ngjashëm me gjobën që i është vënë kompanisë Google në Evropë, në vlerë të pesë miliardë dollarëve, pse ka përdorur sistemin operator Android për të fituar përparësi në treg.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH