Guvernatori i Arkansas, Mike Huckabee ka këshilluar qytetarët e të përdorin kallij misri në vend të letrës higjenike, pasi blerjet e panikut nga koronavirusi po shkaktojnë mungesa të mallrave bazë.
“Ata prej nesh që janë nga jugu rural e dinë si ta zgjidhin mungesën e letrës higjenike. Hani më shumë misër në kalli! Misri nuk është i rëndësishëm por kallijtë e zbrazur janë falas dhe funksionojnë mirë! (vetëm mos i hidhni në tualet më pas!) S’ka problem për ndihmën!”, shkruante ai në Twitter.
Komenti Huckabee në rrjetet sociale është shpërndarë me mijëra herë dhe reagimet ndaj sugjerimit shfaqnin si përçmim ashtu dhe vlerësim për atë që quanin logijkë e thjeshtë.