Showbiz

I ka shkruar Dj i njohur turk? Sara Gjoka: Një formë flirtimi ishte…

Shkruar nga Liberale
I ka shkruar Dj i njohur turk? Sara Gjoka: Një formë flirtimi

Modelja Sara Gjoka ka qenë e ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku ka zbuluar më shumë detaje nga jeta e saj private, personazhet VIP që kanë flirtuar me të. Gjithashtu ajo është ndalur pak edhe te debati i bujshëm që ndodhi mes saj dhe Xheneta Fetahut në rubrikën “Trotuar”, në “E Diell”.

Sara ka qenë para pak ditësh në koncertin e Mahmut Orhan dhe moderatori e pyeti se si ishte kjo eksperiencë për të?

“Ishte eksperiencë shumë e bukur, unë e kam shijuar shumë, e kam ndarë edhe në rrjetet sociale. Mahmut ishte shumë ‘nice’, na dha një atmosferë shumë të bukur, jemi kënaqur shumë”, tha Gjoka.

Ndërsa e pyetur ‘a pate kontakt me të?’, ajo u përgjigj:

“Patëm pak kontakt në backstage, sepse unë isha në zonën e backstage-it. Kur kam bërë postime më mbrapa, i kam bërë ‘tag’, që dhe ai t’i shikojë e t’i bëjë repost. I pa dhe më ka shkruar, mirë që nuk dinte shqip se kishte dhe të dashur. Thjesht dha një koment të bukur për look-un dhe atmosferën që krijuam, sepse unë kam kërcyer shumë, e kam shijuar shumë, kam kërcyer sikur isha në një kampionat kërcimi, jo në koncert. Një formë flirtimi ishte, sepse asnjë djalë nuk shkruan kot nga hiçi. Unë i bëra ‘like’… Që të mos ia ktheja, por dhe të mos ia lija, thjesht i bëra një ‘like’”, tha Sara.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH