Në kuadër të operacionit policor të koduar “Kulla” një 19-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Durrësit.
Shtetasi me inicialet R.K është kapur në aksin Rrugor Sukth – Kullë, duke transportuar me qëllim shitjen e 4 kallëpe lëndë eksplozive tritol, me peshë rreth 1 kilogram.
Mbi 19-vjeçarin rëndon vepra penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit“.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.