Aktualitet

Emri/ Plas sherri mes rojes së shkollës dhe nxënësit në Dibër

Shkruar nga Liberale
Emri/ Plas sherri mes rojes së shkollës dhe nxënësit në

Një 45-vjeçar është arrestuar, pasi është konfliktuar me një nxënës të shkollës së mesme.

Mësohet se, 45 vjeçari Kadri Elezi është roja i shkollës së mesme, ndërsa në konflikt është përfshirë edhe vëllai i të riut.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër arrestuan në flagrancë shtetasin K. E., 45 vjeç, rojë i një shkolle të mesme, pasi është konfliktuar fizikisht me shtetasin M. T., 21 vjeç, nxënës i shkollës së mesme. Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi Sh. T., 27 vjeç, banues në Dibër (vëllai i 21-vjeçarit), pasi është përfshirë në konflikt dhe ka goditur rojen. Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin S. E. (vëllai i rojës së shkollës), pasi ka tentuar të futet me forcë në ambientet e Komisariatit të Policisë Dibër, ku ishte shoqëruar vëllai i tij, pas konfliktit", thuhet në njoftimin e policisë.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH