Kronikë

Plagosi me armë zjarri të miturin në Kurbin, kapet më në fund 17-vjeçari

Shkruar nga Liberale
Plagosi me armë zjarri të miturin në Kurbin, kapet më

17-vjeçari, i cili plagosi me armë zjarri një të mitur ditën e sotme pranë një gjimnazi në Kurbin, është vënë në pranga.

Njoftimi policisë:

Kurbin/ Lokalizohet në një banesë të braktisur, kapet dhe vihet në pranga 17-vjeçari që dyshohet se plagosi me armë zjarri, një 15-vjeçar.

Rreth orës 12:20, në lagjen nr.4, Laç, jashtë rrethimit të gjimnazit, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi A. Gj. 17 vjeç, ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin L. Rr. 15 vjeç, të dy nxënës në gjimnaz dhe banues në Kurbin. I plagosuri është transportuar në spital për ndihmën e nejvojshme mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori është larguar menjëherë pas ngjarjes.

Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe kontrolleve të pandërprera nga shërbimet policore, është bërë e mundur lokalizimi në një banesë të braktisur dhe kapja e autorit të dyshuar të plagosjes, shtetasit A. Gj.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH