Arte

PIKTURA E DITËS: "Samsoni dhe Delilah" e piktorit flamant, Anthony van Dyck, ndikimi nga Peter Paul Rubens dhe kurthet e dashurisë

Shkruar nga Liberale
PIKTURA E DITËS: "Samsoni dhe Delilah" e piktorit flamant,

"Samsoni dhe Delilah" e piktorit flamant, Anthony van Dyck, ndikimi nga Peter Paul Rubens dhe kurthet e dashurisë

Ajo është ngjethëse. Çdo nerv dhe puls i historisë që sanafillon kjo pikturë është në një tendosje të thekshme. Dinamika e këtij momenti fatal është e shprehur me një intensitet veprimi, thua se vetë tabloja lëviz, ngjarja brenda saj vepron, kimia e kësaj ndjesi të kaplon në tërësinë e vet, si një shtërngim, ndoshta njëjt me atë që ngjizi në një poshtërsi të pafalshme një tradhti që ngrihet në themelet e ndjenjës dhe pasionit.

Ashtu si Peter Paul Rubens, edhe Anthony van Dyck është ngasu nga kjo tematikë, nga ky episod, ndoshta me kast të përmbushë në një farë mënyre zbrasëtitë, që ai ka kontatuar nga mjeshtrit që e ngitën këtë shkas në një kryevepër arti.

"Samson dhe Delilah" është një pikturë e vitit 1630, realizuar nga Anthony van Dyck. Ashtu si edhe versioni i vitit 1620, është në stilin e ish-mjeshtrit të tij Peter Paul Rubens, vepra sjell dinamikë dhe densitet. Sidoqoftë, ndryshe nga Rubens, van Dyck tregon Delilah në dukje të tmerruar në tradhtinë e saj ndaj Samsonit, dhe e shpreh shumë qartë keqardhjen për veprimin e saj të tradhtisë, ndërsa vetë Rubens e tregoi atë jo ndryshe se sa si një rob dhe atë si një joshës të paskrupull. Paleta e Van Dyck në vepër zbulon gjithashtu ndikimin e Titian gjatë qëndrimit të van Dyck në Itali.

Elementet që e pasurojnë këtë tablo, duke ndërfutur detaje që lidhen me të të tashmen e piktorit flamant, si veshja, froni ku qëndron Dalilah, gjithashtu edhe një kone, janë një dëshmues i qartë se krimi dhe pasioni do të vijojnë ta përndjekin politikën, drejtësinë dhe çdo marrëdhënie, pas së cilasve fshihen interesa dhe dominime. Sipas Anthony van Dyck, Dalilah nuk ka qenë dhe nuk do të jetë femra e vetme që do të përdoret për arritjen e qëllimeve të mëdha. Të tjera dredhi, tradhti dhe kurthe do të luhen në shtretër dashurishë të shitura. Kjo pikturë tani ndodhet në Muzeun Kunsthistorisches në Vjenë.

Sir Anthony van Dyck u lind më 22 Mars 1599 dhe u shua më 9 Dhjetor 1641. Ai ishte artist i barokut flamand dhe pati një vend si piktori kryesor i oborrit mbretëror Anglez. Është i famshëm për portretet e Chales I dhe të familjes e oborrit të tij, që shquhen për elegancë unike.

Gjithashtu një vend të konsiderueshëm kritika i ka dhënë galerisë së tij edhe veprës "Samson dhe Delilah", e cila në vetvete është si një lloj barometri. Në të lexohet qartë jo vetëm ndikimet që ai kishte ndaj mjeshtrave të mëdhënj, por edhe përsosja e teknikës dhe pasurimi i elementëve shprehës. Ai realizoi dhe subjekte biblike e mitologjike, duke u bërë novator në bojërat e ujit dhe gravura.

Albert Vataj

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH