Aktualitet

Pezullohet lundrimi në Vlorë, moti i keq "harron" të largohet nga Shqipëria

Shkruar nga Liberale
Pezullohet lundrimi në Vlorë, moti i keq "harron" të

Kapiteneria e Vlorës njofton se është ndaluar lundrimi i mjete të vogla për shkak të motit të keq

Por sqaron se anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht, sipas destinacioneve.

“Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj gjatë datave 16-17.05.2023 duke filluar nga ora 08:00 datë 16.05.2023 në drejtimin Jug-Jug-Lindje në forcën deri 6bft me shpejtësi ere deri 15m/s, dhe lartësi dallge deri 2.00m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën deri 7bft me shpejtësi ere deri 25m/s dhe lartësi dallge nga 2.00 deri 2.50 metra. 

1.ËSHTË NDALUAR DHËNIA E LEJE – NISJES GJATË DATAVE 16-17.05.2023 DUKE FILLUAR NGA ORA 08:00 DATE 16.05.2023 PËR TË GJITHA MJETET E VOGLA LUNDRUESE, ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË JASHTË GJIRIT TË VLORËS DHE JANË NJOFTUAR PËR MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

MJETET E VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJET E PESHKIMIT QË OPEROJNË BRENDA GJIRIT TË VLORËS TË KENË NË KONSIDERATË KUSHTET E PARASHIKUARA TË PËRKEQËSUARA DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

Janë njoftuar drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe për merrjen e masave për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 16-17.05.2023

Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve.

Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 16:00 datë 17.05.2023”, thuhet në njoftimin e kapitenerisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH