Aktualitet

Peticioni për Teatrin në Lushnje/ Budina: S'kemi ardhur për parti

Shkruar nga Liberale
Peticioni për Teatrin në Lushnje/ Budina: S'kemi ardhur për

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit u ndal këtë të enjte në Lushnje për të mbledhur firma për ringritjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Para qytetarëve, regjisori Edmond Budina deklaroi se synimi i tyre nuk është të krijojnë parti të re. Ai hodhi poshtë fjalët e kryeministrit Edi Rama dhe shtoi se interesi i tyre i vetëm është që qytetarët të zgjohen.

“Ne mbrojtëm një pronë publike jo pronën tonë pasi u përpoq të vidhej me ligje anti-kushtetuese. Nëse shembim trashëgiminë, ne kemi shembur të kaluarën dhe të ardhmen tonë. Nuk kemi ardhur për të krijuar parti siç thotë kryeministri, hiqeni nga mendja. Ne kemi ardhur të emetojmë kulturë, kulturën e protestës që ju t’i kërkoni çdo lloj pushteti të drejtën tuaj. Nëse nuk e kemi këtë demokratizim, do të përfundojmë gjithmonë në diktaturë. Ky është mesazhi që ne duam të japim kudo. Do të vijë dita që njerëzve të pamundur do u marrin gjithçka. Nuk kemi asnjë interes, e vetmja gjë që kërkojmë është të zgjohen shqiptarët", tha Budina.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH