Gjykata e Gjirokastrës ka lënë në burg shoferin e autoambulancën, Admir Golemi, që përplasi për vdekje 10-vjeçarin në Kakavijë.
Ngjarja ndodhi të shtunën, gjatë situatës kritike që paralizoi pikën kufitare, ku qindra emigrantë u bllokuan për disa ditë, në pritje të kalimit drejt Greqisë.
Shoferi tha para togave të zeza se djali i preu rrugën ndërkohë që ai po transportonte të sëmurë. /Gazeta Liberale