Aktualitet

Përplaset avioni privat në Moskë, humb jetën shefi i Wagner-it

Shkruar nga Liberale
Përplaset avioni privat në Moskë, humb jetën shefi i

Kreu i ushtrisë mercenare Yevgeny Prigozhin ka humbur jetën ditën e sotme pasi avioni në të cilin udhëtonte është përplasur pranë Moskës.

Agjencia ruse e lajmeve TASS ka raportuar se 10 persona janë vrarë pasi një avion privat u rrëzua në rajonin Tver, në veri të Moskës.

Kreu i Wagner, Yevgeny Prigozhin raportohet se ka qenë në bordin e avionit të rrëzuar.

Kujtojmë se Prigozhin udhëhoqi një rebelim jetëshkurtër kundër ushtrisë dhe qeverisë ruse në qershor, por që përfundoi kur presidenti bjellorus Alexander Lukashenko ndërhyri për të ndërmjetësuar një marrëveshje.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH