Aktualitet

Përplasen dy makina në aksin Pogradec-Qafë Thanë, plagoset pasagjerja

Shkruar nga Liberale
Përplasen dy makina në aksin Pogradec-Qafë Thanë, plagoset

Një aksident ka ndodhur sot në aksin Pogradec-Qafë Thanë, ku për pasojë një person ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30, pranë fshatit Memlisht, ndërkohë që në aksident është përfshirë mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin G. B., 25 vjeç, me mjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin F. B., 40 vjeç.

Sipas policisë, është dëmtuar pasagjerja në mjetin tip “Volkswagen”, shtetasja E. K., e cila do të transportohet në Tiranë, për mjekim më të specializuar.

Mësohet se, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

 

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH