Aktualitet

Pedagogu tregon takimin me ministren e Arsimit: Na tha nuk ka lekë!

Shkruar nga Liberale
Pedagogu tregon takimin me ministren e Arsimit: Na tha nuk ka lekë!

Një pedagog nga Shkencat e Natyrës ka qenë i pari që mori fjalën në protestën që po mbahet ditën e sotme tek “Politekniku”.

Përveç së tjerash, ai zbuloi edhe një bisedë që ministrja e Arsimit, Evis Kushi kishte bërë me kolegët e tij.

“Shkencat luajnë me numrat. Numrat i bëjmë shifra dhe shifrat flasin. Ministrja shkoi sot në Universitetin Bujqësor. Ajo tha se; kërkesa tuaja janë minimaliste. Na tha; ‘unë jam si ju, se jam pedagoge, jam si ju dhe punoj për ju. Do të realizojmë atë që keni thënë’. Por në fund tha; ‘nuk ka lekë!’. Ne i thamë faleminderit. I thamë se radhën tjetër do takohemi përballë, me kamerat dhe në prani të Ramës. S’dua të besoj as gojët e liga.”, tha pedagogu. /Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH