Aktualitet

Pedagogu nga Berati: Në Tiranë rri me qira, me 60 mijë lekë në muaj s'blej dot shtëpi

Shkruar nga Liberale
Pedagogu nga Berati: Në Tiranë rri me qira, me 60 mijë lekë

Erison Karamani është një pedagog i ri, që ka lënë Beratin për të dhënë mësim në Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave në Tiranë.

25 vjeçari ka rrëfyer se rroga e tij është 600 mijë lekë të vjetra dhe se jeton me qira.

“Aktualisht unë marrë 600 mijë lekë. Unë jam i ardhur në Tiranë, pra nuk kam shtëpinë time, jetoj me qira. Gjysma e rrogës më shkon tek qiraja, duhet të heq jetesën time, veshjet. Kostoja e jetesës në Tiranë dihet sa është. Edhe para krizës ishte e vështirë, imagjino tani me këtë rritje që kanë pësuar çmimet”, ka thënë pedagogu për Euronews.

Pedagogët bojkotuan sot për të dytën herë mësimin, duke parashtruar një sërë kërkesash, mes tyre më e rëndësishmja rritja e rrogave.

Ndërkohë që ministrja e Arsimit, Evis Kushi tha që rritja e pagave do të bëhej deri në 15 %.

"Universiteti 7% do ta mbulojnë me të ardhurat e tyre dhe ky vendim nxit rritjen e performancës”, tha ministrja.

Ndërkohë një pedagog i Shkencave të Natyrës tha se, nuk do të pranojnë 15% rritje rroge, pasi barra do t'u bjerë studentëve më pas. /Liberale.al

 

Liberale Newsroom

A duhen rritur pagat e prokurorëve dhe të gjyqtarëve sipas kërkesës së tyre?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH