Fluturimi i avionit nga aeroporti Malpensa në Milano për në Tiranë këtë mbrëmje është shtyrë. Avioni ishte parashikuar të nisej për në Rinas në orën 20:00.
Sipas Abc News, në momentet e fundit të nisjes një nga pasagjerët ka pësuar atak kardiak sapo ka hipur në avion.
Për pasojë udhëtimi është shtyrë, ndërsa vetëm një pjesë e vogël e pasagjerëve kanë hipur në avion.