Aktualitet

Pas prangosjes së Breçanit, SPAK lëshon urdhër-arreste për 7 efektivë policie

Shkruar nga Liberale
Pas prangosjes së Breçanit, SPAK lëshon urdhër-arreste

 

SPAK po zhvillon një aksion, ku ka lëshuar 11 urdhër-arreste të cilët akuzohen për disa akuza nga pastrim parash, grup i strukturuar kriminal, trafik droge, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit të krimit.

Mes të arrestuarve janë edhe 7 efektivë policie.

Operacioni i SPAK, ku janë lëshuar 11 urdhër-arreste, çoi në pranga ish-drejtorin e Policissë së Tiranës, Erzen Breçani dhe djalin e tij. Aksioni u zhvillua si rrjedhojë e zbërthimit të bisedave në aplikacionin “Sky-Ecc”.

Breçani dhe djali i tij akuzohen për përkrahje te autorit te krimit dhe pastrim parash.

Nga informacionet paraprake dyshohet se ky operacion është faza e dytë e operacionit Metamorfoza, i cili më parë ka zbardhur një sërë ngjarjesh kriminale ku u vunë në pranga disa efektivë policisë, biznesmenë, si dhe drejtues të policisë së shtetit.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH