Aktualitet

Pas kritikave të shumta ndaj fituesit, reagon Fondacioni "Nobel”

Shkruar nga Liberale
Pas kritikave të shumta ndaj fituesit, reagon Fondacioni "Nobel”

Pas kritikave dhe reagimeve të shumta për fituesin e Çmimit Nobel për Letërsi, ka ardhur reagimi i Fondacionit Nobel.

CNN ka kërkuar një koment nga Fondacioni “Nobel” lidhur me vendimin për t’i dhënë Handkes çmimin për letërsi.

“Asnjëherë nuk i komentojnë përzgjedhjet e pavarura të cilat jepen nga institucionet të cilat zgjedhin laureatët për Çmime Nobel”, ka qenë përgjigja zyrtare.

Ndërsa, sekretari i Akademisë Suedeze, Mats Malm ka thënë për “The New York Times”, se “nuk është në mandatin e akademisë që të balancojë kualitetin letrar në raport me qëndrimet politike”.

Handke ka qenë mbrojtës dhe adhurues i  Sllobodan Milloshevic. Ai ka marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të kasapit të Ballkanit dhe madje ka qarë për të./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH