Aktualitet

Paralajmërimi i Albin Kurtit: Nuk përjashtojmë një sulm tjetër, grupe të armatosura serbe po përgatiten për luftë

Shkruar nga Liberale
Paralajmërimi i Albin Kurtit: Nuk përjashtojmë një sulm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për “Al Jazeera”, ka folur për sulmin e 24 shtatorit në Veri të Kosovës dhe ka shprehur shqetësimin se i druhet një sulmi të ri nga Serbia.

I pyetur nëse autoritetet e Kosovës kanë ndonjë informacion të inteligjencës për sulmet e reja, Kurti u përgjigj se ka informacione se, disa grupe të caktuara të armatosura po stërviten shumë pranë kufirit me Kosovën dhe po përgatiten për luftë.

“Këto grupe të armatosura, të cilave, Forcat e Armatosura të Serbisë u ofrojnë pajisje, armë dhe municion, janë duke kryer vazhdimisht stërvitje në afërsi të kufijve të Kosovës dhe po përgatiten për luftë. Nuk përjashtohet ri-agresioni”.

Kurti shtoi se, Serbia donte që lufta të fillonte të dielën. Ai akuzoi Beogradin dhe grupet e armatosura se duan të përsërisin skenarin e fillimit të luftës në Sarajevë.

“Vuçiç deshi një luftë tjetër dhe një gjenocid, sepse dëshiron Republikën Srpska në Kosovë”.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH