Analizë

EDITORIAL nga Ervis Iljazaj: Politika e vjetër u kthye, a do ta kthejë ajo edhe drejtësinë e vjetër?

Shkruar nga Liberale

EDITORIAL nga Ervis Iljazaj: Politika e vjetër u kthye, a do ta kthejë

Ervis Iljazaj

Pavarësisht se di do të shkojë procesi gjyqësor i Sali Berishës, duhet thënë hapur dhe qartë se ai e ka fituar betejën e tij politike. Sali Berisha edhe pse ‘non-grata’ dhe me të gjitha kancelaritë ndërkombëtare kundër, arriti ta fitojë betejën me Lulzim Bashën. Edhe pse në proces gjyqësor dhe me akuza nga SPAK, ai arriti të marrë edhe zyrtarisht logon dhe vulën e Partisë Demokratike zyrtare. Në këtë kuptim, ai është sot lideri kryesor i opozitës shqiptare.

Por çështja është më e gjerë se kaq. Në fakt, ka fituar politika e vjetër shqiptare. Politikën edhe për disa vite të tjera do ta dominojë binomi Rama-Berisha. Politika shqiptare po kalon një fazë që mund të quhet restaurim. Restaurimi është një koncept politiko-historik që vjen nga Revolucioni Francez dhe tregon kur e reja nuk fiton dot mbi të vjetrën. Prandaj, sot qartësisht mund të thuhet që tranzicioni shqiptar vazhdon. Sepse të njëjtët
aktorë që e kanë dominuar atë janë rikthyer fuqishëm në lojë. Shoqëria shqiptare nuk arriti dot të ripërtërinte klasën politike dhe të krijonte një klasë tjetër. Sistemi deri më tani ka fituar mbi anti-sistemin apo mbi politikën e re. Ndoshta mund të ketë ndonjë surprizë në zgjedhjet e ardhshme, por duket shumë e vështirë ashtu siç është kristalizuar politika për momentin.

Nuk ka rëndësi nëse Sali Berisha është në opozitë apo mazhorancë, rëndësi ka që është në pushtet, pasi të jesh kryetar i opozitës është një pushtet shumë i madh në jetën politike. Kështu që, duhet pranuar se restaurimi i politikës me protagonizimin e Berishës të rifituar dhe rikthimin e tij si lideri i opozitës është i plotë. Dhe me rikthimin e tij, ka fituar jo vetëm ai, por sistemi politik i vjetër në tërësi.

Tashmë beteja politike nuk zhvillohet më midis aktorëve tradicionalë, midis Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike, por midis politikës që është bashkë dhe drejtësisë. Beteja e fundit që i ka mbetur politikës së vjetër për të fituar është ajo me drejtësinë e re. Ky është thelbi i ngjarjeve të fundit politike. Dhe pyetja që duhet ngritur, është nëse me fitoren e politikës së vjetër, me rikthimin e saj, a do mundet ajo të kthejë dhe drejtësinë e vjetër duke eleminuar atë të renë?

Dihet qartë se drejtësia e re në Shqipëri u aprovuar nga politika me një imponim ndërkombëtar dhe padëshirën e tyre. Ndoshta është aprovuar dhe në një mënyrë populiste për të treguar se ajo nuk ka asgjë për të fshehur. Mirëpo, tashmë që ka disa kohë që një pjesë e drejtësisë i ka dalë jashtë kontrollit, palët janë bërë bashkë për të përballuar një aktor të ri që ka dalë në qytet, që është SPAK.
Kështu që, për momentin, kanë lënë betëjn midis tyre dhe janë bërë bashkë për të zmbrapsur aktorin e ri që po i prishë shumë punë dhe status-quon-n që kanë patur. Njëra palë, opozita, e sulmon hapur SPAK-un duke e quajtur organizatë kriminale, ndërsa tjetra, mazhoranca, bën sikur e mbron në publik, por nën rrogoz bënë pdo gjë për ta penguar.

Nuk do ishte farë çudi që në javët, muajt në vijim apo edhe brenda vitit, opozita të marrë pjesë në komisionin e anti-Refomrës në Drejtësi që drejtohet nga Xhafaj. Mazhoracnae e ka lënë ftesën të hapur. Madje, në ditën kur Sali Berisha fitoi lirinë, Edi Rama vajti dhe mori pjesë në këtë komision në Parlamentin e Shqipërisë.

Interesat për të rikthyer drejtësinë e vjetër dhe për të eleminuar të renë janë të përbashkëta. A do tja arrijë politika e vjetër ta kthejë drejtësinë e vjetër? Kjo mbetet për t’u parë, por që restaurimi të jetë i plotë, duhet të ndodh edhe në drejtësi. Përveç politikës së vjetër, duhet të fitojë dhe drejtësia e vjetër.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH