Aktualitet

Ofruan vend pune në këmbim të votës, shoqërohen dy persona në Këlcyrë

Shkruar nga Liberale
Ofruan vend pune në këmbim të votës, shoqërohen dy

Shërbimet e Postës së Policisë Këlcyrë, pas kallëzimit të bërë nga shtetasi A. B., se dy punonjëse të Zyrës së Ndihmës Ekonomike Këlcyrë i kishin ofruar një vend pune për djalin e tij, në këmbim të votës, kanë shoqëruar në ambientet e Policisë, shtetaset D. A. dhe R. F., si dhe kanë vënë në dijeni prokurorin e gatshëm, për këtë rast.

Në përfundim të veprimeve të para proceduarale, të kryera në drejtimin e Prokurorisë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetaset D. A., 53 vjeçe dhe R. F., 40-vjeçe, banuese në Këlcyrë, punonjëse të Zyrës së Ndihmës Ekonomike Këlcyrë, pasi dyshohet se në këmbim të votës, i kanë ofruar një vend pune shtetasit A. B., për djalin e tij.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH