Organizata Botërore e Shëndetësisë iu ka bërë thirrje shteteve që t’i bashkohen nismës “Covax” për arritjen e një vaksine efikase dhe të sigurt kundër Covid-19 dhe shpërndarjen e barabartë.
“Në botën tonë të ndërlidhur, nëse qytetarët e shteteve me të ardhura të pakta apo mesatare nuk vaksinohen, virusi do të vazhdojë të vrasë dhe rimëkëmbja ekonomike në nivel global do të vonohet. Falënderoj vendet e shumta anëtare që kanë shprehur interes t’i bashkohen ‘Covax’-it dhe u bëj thirrje atyre që nuk e kanë bërë një gjë të tillë: keni kohë deri këtë të premte”, tha sekretari i përgjithshëm i OBSH.