Globi

Obama kritikon vendimin e Izraelit për të ndërprerë energjinë, ujin dhe ushqimin në Gaza

Shkruar nga Liberale
Obama kritikon vendimin e Izraelit për të ndërprerë

Ish-presidenti amerikan thotë se vendimi mund të gërryejë mbështetjen globale për Izraelin dhe të minojë përpjekjet afatgjata për të arritur paqen dhe stabilitetin në rajon.

Ish-presidenti amerikan Barack Obama tha se vendimi i Izraelit për të ndërprerë ushqimin, ujin dhe energjinë elektrike në Gaza "kërcënon jo vetëm të përkeqësojë krizën në rritje humanitare, por mund të ngurtësojë palestinezët për brezat e ardhshëm".

Obama shton se vendimi "mund të gërryejë mbështetjen globale për Izraelin dhe të minojë përpjekjet afatgjata për të arritur paqen dhe stabilitetin në rajon."

Në deklaratën e tij të gjatë, e dyta që nga fillimi i konfliktit, Obama iu referua bllokadës. Në deklaratën e parë komentet e tij u fokusuan kryesisht në dënimin e Hamasit dhe mbështetjen e Izraelit.

Obama mbështet qasjen e presidentit amerikan Joe Biden, e cila përfshin mbështetjen diplomatike dhe ushtarake për Izraelin, ndërsa u bëri thirrje forcave të armatosura izraelite të ndjekin ligjin ndërkombëtar dhe të kufizojnë viktimat civile.

Ai gjithashtu i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të punojë me udhëheqësit palestinezë që njohin Izraelin për të arritur një zgjidhje me dy shtete./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH