Bledi Mane hyri në Big Brother Vip duke krijuar shumë pritshmëri, dhe duke lënë të kuptohet se do të krijonte shumë tensione breda shtëpisë. E vërteta rezultoi e kundërt. Qëndrimi i tij qe i shkurtër dhe kryesisht i përgjumur, ndërsa ai u largua me pretendimin se nuk do të dëshironte të binte pre e vesit të pijes dhe të denigronte figurën e tij në sytë e miliona shqiptarëve.
Por pavarësisht kësaj, ai nuk ka hequr dorë nga këngëtarja Nita Latifi, me të cilën brenda shtëpisë zhvilloi edhe një dasmë kosovare. Shpesh ai e ka suportuar nga ekrani, duke e quajtur "nusja ime".
Ai është shprehur gjithmonë se mes tij dhe Nitës mund të ketë një marrëdhënie serioze dhe këtë e bëri edhe në urimin e ditëlindjes. Sot ai e ka uruar për ditëlindjen, që këngëtarja e festoi më 28 mars.
“Pasi uruan të gjithë dje, sot është rradha ime: Gëzuar ditëlindjen @nitalatifii ??? Unë po të pres!”, shkruan Bledi Mane.