Aktualitet

Nuk ndalet rritja e qirave në Tiranë, çmimi ndikohet nga turistët e huaj dhe emigrantët

Shkruar nga Liberale
Nuk ndalet rritja e qirave në Tiranë, çmimi ndikohet nga

Vrojtimet e Bankës së Shqipërisë kanë nxjerrë në pah se çmimet e qirasë shënuan rritje përgjatë gjithë vitit 2022.

Kjo ndikuar edhe nga kërkesa gjithnjë e më e lartë për marrje apartamentesh me qira. Konsulentët imobilarë vërejnë se edhe në muajt e parë të këtij viti qiratë kanë pësuar rritje për disa faktorë.

“Në tregun imobilar ne kemi sot mungesë apartamentesh, kemi një fluks të shtuar të turistëve të huaj që vijnë në Shqipëri për të marrë me qira, për rrjedhojë çmimet vazhdojnë të jenë të larta”, tha Orgest Beti, konsulent imobilar.

Për marrje banese me qira, të huajt nuk preferojnë vetëm Tiranën.

“Sigurisht Tirana ka kërkesën më të lartë, bregdeti po ashtu, Vlora, Durrësi, Qerreti, Saranda. Unë e them dhe me humor, të dalësh në bulevard në Sarandë dhe Vlorë tashmë komunikimi zyrtar është anglishtja dhe italishtja.”

Sa kohë që kërkesa në treg do jetë më e madhe sesa oferta, çmimet sipas konsulentëve imobilarë do mbeten të larta.

“Minimalisht një apartament në Tiranë nuk e gjen nën 350 Euro, po ka edhe apartamente që arrijnë në 1000-1500 euro, kryesisht pallate të reja. Çmimet sigurisht do vijnë në rritje.”

Kthimi i një pjese të emigrantëve për të investuar në Shqipëri ka ndikuar po ashtu në rritjen e çmimit të qirasë në tregun e pasurive të paluajtshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH