Globi

Nuk kishte kontakte me familjen që prej tetorit, identifikohet 25-vjeçari i cili sulmoi gjatë natës një vajzë

Shkruar nga Liberale
Nuk kishte kontakte me familjen që prej tetorit, identifikohet

Identifikohet personi që goditi me thikë një vajzë 24-vjeçare në stacionin Termini në Romë mbrëmjen e 31 dhjetorit . Bëhet fjalë për një djalë polak 25-vjeçar. I riu aktualisht është në kërkim për akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë.  Ai quhet Aleksander Mateusz Chomiak, i lindur në Grudziadz, një vizitor i rregullt i stacionit Termini. I riu kishte mbërritur në Itali rreth tetë muaj më parë.

Banues në Grudziadz dhe i zhdukur, ai nuk kishte pasur më asnjë kontakt me familjen e tij që nga tetori i kaluar.

Prindërit e  tij e kërkojnë akoma. Ai u nis për në Itali tetë muaj më parë, nuk kishte strehim dhe nuk kishte gjetur punë. Sipas asaj që rezulton, i riu lëvizte shpesh në të gjithë Italinë, flinte në tren ose në rrugë, në shkallë ose brenda ndërtesave të braktisura.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH