“Kur të keni prerë pemën e fundit, kur të keni kapur peshkun e fundit, kur të keni ndotur lumin e fundit, atëherë do të zbuloni se paraja s’mund të hahet”, thotë një proverb i vjetër, që sipas të cilës paraja merr kuptim, nëse di ta vësh atë në funksion. E nëse në mbarë botën njerëzit mendojnë gjithë jetën sesi të bëhen të pasur, bizneset luftojnë për të mos paguar taksat, mediat amerikane raportojnë se një miliarder në SHBA ka paguar në një ditë, siç duket pas vdekjes, plot 7 miliard dollarë taksa... pothuajse aq sa është buxheti vjetor i Shqipërisë.
Miliarderi, trashëgimia e së cilit u shfaq në formën e taksave në arkën e thesarit amerikan, mbetet mister, por taksat janë paguar pasi ai ka ndërruar jetë. Nuk është komploti i ndonjë filmi misterioz, por rasti u regjistrua në shkurt nga Thesari i SHBA-së, në raportet e përditshme tatimore. Shuma befasuese mban datën 28 Shkurt 2023 dhe ka të bëjë me pagesën e 7 miliardë dollarëve në kategorinë “dhurata dhe donacione”. Ky është fitimi më i lartë i këtij lloji në SHBA, që nga viti 2005.
Por nga vijnë të gjitha këto para?
Sipas Qendrës së Politikave Tatimore, një institut kërkimor në Uashington, duke qenë se trashëgimitë në SHBA tatohen me 40%, me disa përjashtime, 7 miliardë dollarë taksa nënkupton një pasuri, ose një dhuratë prej të paktën 17.5 miliardë dollarë. Sidoqoftë, duhet të theksohet se Akti i shkurtimeve të taksave dhe vendeve të punës (TCJA) i 2017 dyfishoi përjashtimin nga taksat e pasurisë në 11.18 milionë dollarë për beqarët dhe 22.36 milionë dollarë për çiftet e martuara.
Niveli i përjashtimit më pas indeksohet në inflacion dhe u rrit në 11.4 milionë dollarë në 2019 dhe 11.58 milionë dollarë në 2020. Sipas këtyre llogarive vlera e mundshme e pasurisë së miliarderit i cili nuk është bërë ende publik, mund të ketë qenë afër 35 miliardë dollarë.
Shifër të cilët e zotërojnë miliarderët më të njohur në botë. Sipas të dhënave nga Bloomberg, një pasanik me asete prej të paktën 17 miliardë dollarësh futet në mesin e 100 njerëzve më të pasur në botë, duke përfshirë Bernard Arnault, Elon Musk, Jeff Bezos, Bill Gates dhe Warren Buffett.
/Liberale.al/