Nëse keni ëndërruar të hani cokollatë çdo ditë por keni menduar se janë të pashëndetshme, tani keni një justifikim ose më mirë të themi 8 të tilla.
Studimet shkencore kanë treguar se çokollata e zezë është një aleat i shkëlqyer i shëndetit të mirë, sidomos nëse do flasim për shëndetin e zemrës. Ajo përmban flavonoide që janë kimikate bimore dhe veprojnë si antioksidantë dhe që mund të luajnë një rol në parandalimin e kancerit.
Në këtë artikull do ju listojmë 8 benefitet e këtij produkti të shijshëm për një shëndet të mirë.
1. Çokollata e zezë ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të zemrës
Sipas studiuesve një nga përfitimet më të mëdha të çokollatës së zezë është përmirësimi I shëndetit të zemrës. Ata kanë zbuluar se ngrënia një herë në javë e saj, lidhej me një rrezik 8% më të ulët të arterieve të bllokuara.
2. Parandalon humbjen e kujtesës
Studimet tregojnë se konsumi çokollatës së zezë me përqindje të lartë kakao si 70% ose mbi ndihmon shumë në ruajtjen dhe përmirësimin e kujtesës. Studimet tregojnë se ajo stimulon aktivitetin nervor në zonat e trurit të lidhura me kënaqësinë dhe gjithashtu ul nivelin e stresit dhe përmirëson disponimin.
3. Përmirëson nivelet e diabetit në gjak zvogëlon rrezikun e diabetit
Ngrënia e çokollatës çdo ditë nuk tingëllon si mënyra më e mirë për të ulur rrezikun ndaj diabetit, por ekspertët e shëndetit thonë se çokollata e zezë është e pasur me kakao që përmirëson mënyrën se si trupi metabolizon glukozën.
4. Çokollata e zezë është e mirë për shëndetin e zorrëve dhe ndihmon në humbjen e peshës
Ngrënia e çokollatës çdo ditë ndoshta duket si mënyra e fundit për të humbur peshë, por hulumtimet sugjerojnë se çokollata e zezë mund të luajë një rol në kontrollin e oreksit, i cili nga ana tjetër ndihmon në humbjen e peshës. Gjatë tretjes çokollata e zezë sillet si prebiotik, një lloj fibre që inkurajon rritjen e baktereve të dobishme në zorrë.
5. Lufton radikalet e lira dhe luan rol në parandalimin e kancerit
Dëshmia se çokollata e zezë posedon veti që mund të ndihmojnë në mbrojtjen kundër llojeve të caktuara të kancerit janë të kufizuara, por në rritje. Antioksidantët mbrojnë qelizat tona nga dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira, të cilat janë molekula të paqëndrueshme të oksigjenit që mendohet se janë përgjegjëse për plakjen dhe sëmundjet. Sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit , ngrënia e një diete të pasur me flavonoide, me të cilat çokollata është plot, mund të ndihmojë në parandalimin e dëmtimit të qelizave që shpesh është pararendës i shumë llojeve të kancerit.
6. Ndihmon për një lëkurë të shëndetshme
Sipas studimeve çokollata e zezë është e mbushur plot me minerale si bakër, hekur magnez dhe mangan që rezultojnë shumë të dobishme për lëkurën. Mangani, për shembull, mbështet prodhimin e kolagjenit , një proteinë që ndihmon që lëkura të duket e re dhe e shëndetshme.
7. Çokollata e zezë rrit kolesterolin e mirë dhe ul kolesterolin e keq
Konsumimi i një grushti bajame, çokollatë e zezë dhe kakao pa sheqer treguan një rënie të ndjeshme të mbipeshës dhe rënie të lipoproteinave me densitet të ulët ose të njohura ndryshe si kolesteroli i keq.
8. Çokollata e zezë është e ushqyeshme dhe e shijshme
Përveç përfitimeve të mundshme për shëndetin, një gjë tjetër është e sigurt që shija është e padiskutueshme.
Gjithmonë kur të blini një çokollatë të zezë mbani parasysh se sa më e errët të jetë aq më e mirë është për shëndetin. Çokollata me një përqindje kakao 70% e mbi, është më e pasur me antioksidantë, fibra, kalium, kalcium, bakër dhe magnez.