Globi

Një tjetër valë po vjen? Në Europë rriten shtrimet në spitale, në Shqipëri shtohen rastet

Shkruar nga Liberale

Vendet evropiane po përjetojnë një rritje të shtrimeve në spitalet Covid-19 të nxitura nga nën-variantet e llojit shumë infektiv Omicron, duke kërcënuar një valë tjetër të re globale të sëmundjes, ndërsa prej kohësh nivelet e imunitetit po ulen kurse kufizimet po hiqen

Shtrimet janë rritur në disa vende, përfshirë Francën dhe Anglinë, sipas të dhënave të analizuara nga Financial Times. Nën-varianti BA.5 i Omicron tani përbën më shumë se 80 për qind të infeksioneve të reja në Portugali. Në Gjermani, ku shtrimet janë rritur për më shumë se një javë, pjesa e infeksioneve Covid-19 që i atribuohet BA.5, u dyfishua në fund të muajit të kaluar.

[caption id="attachment_1248074" align="alignnone" width="1216"] Siç shihet nga kurba, kudo në Europë pas një rënie të infektimeve gjatë muajve të fundit, ka nisur sërish rikthimi i rasteve[/caption]

Ekspertët paralajmërojnë se zvogëlimi i përhapur i testimit dhe mbikëqyrjes mund të jetë duke kompromentuar aftësinë e vendeve për të dalluar mutacione të reja si dhe për të reaguar shpejt. Ata kanë frikë se kjo mund të çojë më vonë gjatë vitit që do të ushtrojnë presion mbi sistemet shëndetësore dhe potencialisht do të jenë më të vështira për t'u kontrolluar.

“Shqetësimi më i madh është se nuk jemi më vigjilentë" - tha Laërence Young, një virolog në Universitetin e Warëick në Mbretërinë e Bashkuar.

Një pyetje me rëndësi ka të bëjë me mënyrën se si do të jetë situata në hemisferën veriore kur ajo të hyjë në muajt e dimrit, tha ai, pasi sistemet shëndetësore përballen me virozat sezonale.

Piotr Kramarz, kreu i mbikëqyrjes në Qendrën Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, tha se nënvariantet e Omicron si BA.4 dhe BA.5 kishin një element të "arratisjes imune" - që do të thotë se as infeksionet e mëparshme dhe as vaksinat nuk ofrojnë mbrojtje aq të fortë — gjë që i bën ato edhe më dominuese se më parë.

Kramarz tha se “BA.4 dhe BA.5” nuk besohet se janë variante më të rënda, por ai paralajmëroi se ata që ishin infektuar më parë po infektoheshin përsëri. Edhe njerëzit me vaksina të trefishtë po infektohen, megjithëse provat e deritanishme tregojnë se ato vazhdojnë të sigurojnë mbrojtje të fortë kundër rasteve më të këqija.

Sakaq, sipas të dhënave të ministrisë së Shëndetësisë, në Shqipëri pati një rritje të dukshme të infektimeve. “Lidhur me situatën në 24 orët e fundit, ajo paraqitet si vijon: Janë kryer 556 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 115 qytetarë, në këto bashki: 77 në Tiranë, 8 në Fier, 7 në Durrës, 6 në Vlorë, nga 4 qytetarë në Sarandë, Lezhë, nga 1 qytetar në Mat, Lushnje, Mallakastër, Gjirokastër, Tepelenë, Korçë, Kolonjë, Berat, Skrapar”, tha ministria e Shëndetësisë në buletinin e saj të përditshëm.

“Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anti-Covid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes”.

“Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, ka qenë thirrja e MSH, për qytetarët.

Ndërsa janë ende 567 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 21 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273,077 që nga fillimi i epidemisë. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH