Sociale

Një tjetër risi do ti bashkohet aplikacionit WhatsApp

Shkruar nga Liberale

WhatsApp është gati të na sjellë një update të ri që lidhet me privatësinë për anëtarët e grupeve të krijuar në aplikacion.

Funksionaliteti i ri që është ende në testim, do t’i lejojë përdoruesit të fshehin numrat e tyre të telefonit kur i bashkohen një grupi.

 

Ky update do quhet “privacy number of phone” do jetë i disponueshëm për të gjithë përdoruesit në Android dhe IOS.

Me këtë, përdoruesit mund të marrin pjesë në grupe dhe të dërgojnë mesazhe duke fshehur emrat dhe numrat e tyre të telefonit nga anëtarët e tjerë.

Aplikacioni në pronësi të Meta-s nuk e ka bërë të ditur zyrtarisht se kur synon të bëjë funksionin të disponueshëm për të gjithë përdoruesit.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH