Sociale

FOTO HISTORIKE/ Ja si u prit Enver Hoxha në Troshan, shtator 1967! MESAZHI i tij për vajzat e zonave të Veriut

Shkruar nga Liberale

FOTO HISTORIKE/ Ja si u prit Enver Hoxha në Troshan, shtator 1967! MESAZHI

Enver Hoxha pritet sipas traditës së zonës në kooperativën e Troshanit të Lezhës, në shtator 1967, me një gotë raki nga zonjat e fshatit  

Vizita e Enver Hoxhës në Reç, Vaun e Dejës dhe Troshan, në vitin 1967 kishte për qëllim që udhëheqësi komunist të prezanonte ideologjinë e partisë së tij. Ishte viti i kolektivizimit, hapjes së kooperative bujqësore dhe një vit më vonë i ashtuquajturi “revolucion kulturor”.

FOTO HISTORIKE/ Ja si u prit Enver Hoxha në Troshan, shtator 1967! MESAZHI

Enver Hoxha u prit me entuziazëm në atë që ai propaganda komuniste e kohës e quajti fushatë e revolucionit Ideologjik. Mes të tjerave ai tha se Zadrima është e rilindur, ndërsa u promovua si model për rininë edhe një 17 vjeçare e cila sipas propagandës kishte braktisur zakonet prapanike kanunore dhe i ishte bashkuar idealit të partisë.  

FOTO HISTORIKE/ Ja si u prit Enver Hoxha në Troshan, shtator 1967! MESAZHI

Enver Hoxha u takua me vajzat vullnetare të zonave të Lezhës e Shkodrës dhe u la porosi se kur të kthehen në fshat i pret një detyrë tjetër e madhe dhe fisnike. “T’ju tregoni shoqeve tuaja dhe prindërve se duhet të jeni luftëtare kreshnike kundër zakoneve të vjetëruara të kanunit që ulin dinjitetin tuaj si vajza. Askush nuk do të guxojë t’ju prishë ëndrrat e bukura dhe fisnike të rinisë”, ishte mesazhi i Enveri, bazuar në një kronikë të kohës.

FOTO HISTORIKE/ Ja si u prit Enver Hoxha në Troshan, shtator 1967! MESAZHI

Kooperativistët - sipas kronikës së mediave shtetërore të atij viti, - “i drejtojnë shokut Enver dashurinë që kanë për partinë, për pronën e përbashkët, gëzimin për ditën që jetojnë dhe ëndrrat e dëshirat për të ardhmen”.  

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH