Aktualitet

"Një hap më afër integrimit", ambasadorët e BE-së vulosin liberalizimin e vizave për Kosovën

Shkruar nga Liberale

Ambasadorët e BE-së kanë miratuar sot marrëveshjen për liberalizimin e vizave për Kosovën. Lajmin e ka bërë të ditur Presidenca çeke e BE-së, e cila ka thënë se me këtë e kanë çuar Kosovën një hap para në rrugën e saj drejt BE-së.

“Ambasadorët e BE-së miratuan tekstin e kompromisit për liberalizimin e vizave për Kosovën përpara miratimit përfundimtar nga Këshilli i BE-së. Presidenca çeke e çon Kosovën një hap më tej në rrugën e saj evropiane”, thuhet në njoftimin e Presidencës çeke.

Eksperti dhe njohësi i mirë i çështjeve të integrimit, Demush Shasha, e ka cilësuar këtë hap si “vulosje” të liberalizimit të vizave.

“Ambasadoret e BE-së sapo vulosën liberalizimin e vizave për Kosovën. Ky është hap i fundit për këtë vit dhe hap i cili mbyll procedurën teknike për liberalizimin e vizave. Në muajt e parë të vitit tjetër mbetet vetëm votimi formal në seancën plenare të Parlamentit Evropian dhe Këshillin për Punë të Brendshme”, shkroi Shasha.

 

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH