Sociale

NGJARJA E DITËS 30 VITE MË PARË/ Listë për heqje telefonash në Tiranë

Shkruar nga Liberale

Nga Laert Miraku

Në fillim të viteve ;90 të këtij shekulli askush nuk e kishte menduar se tranzicioni në Shqipëri do të zgjaste mbi tri dekada. Në terma teorik tranzicioni ka mbaruar, por realitetin në vendin tonë po e jetojmë se bashku të gjithë.

Për të parë se sa kemi ndryshuar për këto 30 vite thuajse çdo ditë do të kthehemi pas në kohë për të parë ngjarjen e ditës që ka ndodhur fiks tri dekada më parë. Diferencimet mbeten në dorën e secilit lexues. A jemi dhe sot në të njëjtën situatë kur partia në pushtet kërkon të eliminojë opozitën?

Ja çfarë shkruhet në gazetën “Koha Jonë” të datës 13 shkurt 1993 në faqe të parë.

Listë për heqje telefonash në Tiranë

Një burim i mirinformuar njoftoi redaksinë e gazetës sonë se drejtoria PTT-ve te Tiranës, në bazë të një urdhri të dhënë nga instanca të larta shtetërore e partiake të PD-së, ka hartuar një listë me emrat e persona- ve që janë planifikuar për t'iu hequr telefonat në kryeqytet. Sipas burimit, lista përbëhet nga 1500 emra.

Thuhet se kjo fushatë do të prekë kundërshtarët politikë të PD-së (ose ata që mendohen si të tillë), ish-komunistë, pensionistë, anëtarë të partive politike opozitare etj.

Theksojmë se Tirana do të ishte i treti qytet ku kryhet ky veprim, pas Shkodrës ku në muajin janar u hoqën 300 numra telefoni dhe Durrësit ku u hoqën 150 numra.

U kujtojmë lexuesve, se për ironi të fatit, gjatë fushatës elektorale të 22 marsit, liderët e PD-së, në ekzaltim e sipër, deklaruan para kamerave televizive se “PD do ta çojë telefonin në çdo fa- milje shqiptare.” /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH