Tre lloje pakosh u përdorën për të fshehur e mbështjellë 143 kg kokainë brenda konteinerit i cili erdhi nga Ekuadori në Durrës.
Mësohet se pakot lexonin "El Mejor" ose në shqip Më e mira, shoqëruar nga fotoja e Pablo Escobar, "Viejon" që në shqip do të thotë i moshuari, dhe ‘Brater’ që përkthehet vëlla.
Ngarkesa kishte si detinacion firmën "Masabi Fruits" në Kombinat të administratorëve Klajdi Xibraku dhe Erjon Peti, që të dy të arrestuar.