Një 35 vjeçar nga Erseka është arrestuar, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçare.
Babai i vajzës ka deklaruar se gjatë udhëtimit të të bijës në këtë furgon, shoferi e ka ngacmuar atë seksualisht, duke e prekur në trup pa dëshirën e saj.
“Po nga këto struktura u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ngacmimi seksual”, i shtetasit A. B., 35 vjeç, banues në Ersekë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçare”, thuhet në njoftimin e policisë.
35-vjeçari punonte si shofer i një furgoni të linjës Tiranë-Korçë.