Aktualitet

Në lokalin e tij të paregjistruar vinte baste sportive nëpërmjet celularit, arrestohet një 38-vjeçar

Shkruar nga Liberale
Në lokalin e tij të paregjistruar vinte baste sportive

Policia e Korçës, ka arrestuar ditën e sotme një 38-vjeçar, pasi në lokalin e tij të paregjistruar në organet tatimore, vinte baste sportive nëpërmjet celularit.

Ndërsa është vënë nën hetim, edhe një 26-vjeçar për të njëjtin shkak.

Nga kontrollet në lokale të cilat dyshoheshin se organizonin ilegalisht veprimtari të lojërave të fatit, policia ka goditur dy raste në dy lokale të ndryshme në Korçë.

Nga kontrollet është arrestuar Theofan Xheka 38 vjeç, pronar i njërit prej lokaleve  ku viheshin baste sportive, me celular

Ndërkohë që në një tjetër lokal u ndalua për të njëjtin shkak një 26 vjeçar, i cili do të procedohet në gjendje të lirë.

Celularët që i shërbenin kësaj veprimtarie të paligjshme, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH