Liberale

Nuk ka rezultat
View All Result
  • SHQIPËRI
    • të gjitha
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politike
    • Sociale
    Vrasja e 33-vjeçarit në Shkodër, arrestohet vëllai i autorit të dyshuar

    Vrasja e 33-vjeçarit në Shkodër, arrestohet vëllai i autorit të dyshuar

    Nga Namir Lapardhaja: Saliberishizimi i deputetëve të rinj të PD-së

    Nga Namir Lapardhaja: Saliberishizimi i deputetëve të rinj të PD-së

    FOTO/ E detyruan të braktiste Botërorin e Katarit, kush janë 3 shqiptarët që vodhën shtëpinë luksoze të yllit britanik

    FOTO/ E detyruan të braktiste Botërorin e Katarit, kush janë 3 shqiptarët që vodhën shtëpinë luksoze të yllit britanik

    Shtyhet gjyqi për “Gërdecin”, del lista me dëshmitarët. SPAK kërkon dëshminë e Shkëlzen Berishës e të Aldo Bumçit

    Shtyhet gjyqi për “Gërdecin”, del lista me dëshmitarët. SPAK kërkon dëshminë e Shkëlzen Berishës e të Aldo Bumçit

    • Aktualitet
    • Media Polis
      Reshje dhe stuhi të forta, humbin jetën 9 persona dhe plagosen 27 të tjerë

      Reshje dhe stuhi të forta, humbin jetën 9 persona dhe plagosen 27 të tjerë

      Lehtësia e papërballueshme e arbitraritetit shtetëror jo vetëm ndaj një shkolle vajzash dhe një kopshti fëmijësh

      MEDIA POLIS nga Belina Budini: Lajm i mirë, kur të mos ketë më lajme nga Shqipëria!

      Lehtësia e papërballueshme e arbitraritetit shtetëror jo vetëm ndaj një shkolle vajzash dhe një kopshti fëmijësh

      Riciklimi i Berishës si binom i Ramës

      Lehtësia e papërballueshme e arbitraritetit shtetëror jo vetëm ndaj një shkolle vajzash dhe një kopshti fëmijësh

      Bashkimi i demokratëve si instrument komunikimi

      Lehtësia e papërballueshme e arbitraritetit shtetëror jo vetëm ndaj një shkolle vajzash dhe një kopshti fëmijësh

      Rama, skenë ndërkombëtare për teatër shqiptar

      Lehtësia e papërballueshme e arbitraritetit shtetëror jo vetëm ndaj një shkolle vajzash dhe një kopshti fëmijësh

      Për një manifest universitar në vend të “protestës së pedagogëve”

      Hakerimi i shtetit dhe Rama si hakërrues i mediave

    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • OP-ED
    • të gjitha
    • Analizë
    • Editorial
    • Ekspertize
    • Krye
    • Polemikë
    REFLEKSIONE nga Erl Kodra: “Bravo” Albin Kurti. Bukur ia punove Kosovës!

    REFLEKSIONE nga Erl Kodra: “Bravo” Albin Kurti. Bukur ia punove Kosovës!

    ANALIZË nga Albi Xhunga: Kauza vs numra

    ANALIZË nga Albi Xhunga: Kauza vs numra

    EDITORIAL nga Ervis Iljazaj: Ta kthejmë debatin politik nga global në lokal

    EDITORIAL nga Ervis Iljazaj: Ç’vlerë ka bashkimi Bardhi-Berisha për të djathtën shqiptare?

    EDITORIAL nga Ervis Iljazaj: Ta kthejmë debatin politik nga global në lokal

    EDITORIAL nga Ervis Iljazaj: Ekipi i ri i Bashës, qëndrestarët e 14 majit

    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Ekspertize
    • Polemikë
  • UNIVERSITET
    • të gjitha
    • Economicus
    • Ingenious
    • Jus/Justicia
    • Medicus
    • Polis
    Masteri në UET bëhet 15 vjet

    Masteri në UET bëhet 15 vjet

    Vajtuese te Gjeologjiku/ 12 regjistrime tek Inxhinieria e Naftës dhe 4 Gjeo-mjedisi

    Studentët refuzojnë pagën minimale! Kriza e Gjeologjisë dhe e minierave vazhdon, disa degë drejt mbylljes

    Absurdi dhe Projektligji/ Taksa e pronës trefishohet për qytetarët, zero për hotelet me 4 e 5 yje dhe resortet luksoze

    SHIFRA E DITËS: 40 mijë apartamentet stok në Tiranë dhe “çmimet në qiell”. Pse sillemi ndryshe nga Greqia dhe Austria me tregun e ndërtimeve?

    Vakti i jetës: Zbuloni se çfarë duhet të hani sipas moshës

    Vakti i jetës: Zbuloni se çfarë duhet të hani sipas moshës

    • Economicus
    • Ingenious
    • Jus/Justicia
    • Medicus
    • Polis
  • BOTA
    • të gjitha
    • BE
    • Globi
    • Kosova
    • Mal i Zi
    • Maqedoni
    Kush ishte 21-vjeçarja e cila vdiq pas operacionit në gjoks: Donte të ishte më e bukur për dasmë

    Kush ishte 21-vjeçarja e cila vdiq pas operacionit në gjoks: Donte të ishte më e bukur për dasmë

    Sërish tensionet në veri të Kosovës? Shpërthim i fuqishëm në Mitrovicë

    Sërish tensionet në veri të Kosovës? Shpërthim i fuqishëm në Mitrovicë

    Rusia asnjë shenjë tërheqjeje, Zelensky apel BE-së: Ka ardhur koha për hapjen e negociatave të anëtarësimit

    Pas ndalesave në OKB, Zelensky mbërrin për një vizitë të papritur…

    Begaj mban fjalën në OKB: Njihni pavarësinë e Kosovës

    Begaj mban fjalën në OKB: Njihni pavarësinë e Kosovës

    • BE
    • Globi
    • Kosova
    • Mal i Zi
    • Maqedoni
  • MAGAZINË
    • të gjitha
    • Letërsi
    • Libri
    • Shije
    • Showbiz
    • Sport
    Euro 2024/ Vetëm 36-vjeç! Gjermania zgjedh trajnerin e ri të kombëtares

    Euro 2024/ Vetëm 36-vjeç! Gjermania zgjedh trajnerin e ri të kombëtares

    Ja cilat janë 3 shenjat e horoskopit që do të “pasurohen” në gusht

    Ja si renditen shenjat e Horoskopit nga më besniket tek ato më pak

    Ligji i ri/ Talentët e lindur dhe që jetojnë jashtë Shqipërisë do të pajisen me pasaportë shqiptare edhe kur nuk kanë mbushur 18 vjeç

    Ligji i ri/ Talentët e lindur dhe që jetojnë jashtë Shqipërisë do të pajisen me pasaportë shqiptare edhe kur nuk kanë mbushur 18 vjeç

    Situatë e pakëndshme për Armaldo Kllogjerin në koncert/ Teksa performon në skenë fansat brohorasin emrin e Luizit, ja reagimi i tij

Fillimi Kryesore

Në kafe “Rostand” kalon historia

Në kafe “Rostand” kalon historia

Share on FacebookShare on Twitter

Mbi librin, Mëngjeset në kafe Rostand, të shkrimtarit Ismail Kadare

Josif Papagjoni

E pres me padurim, si përherë, çdo libër të Ismail Kadaresë. Kështu edhe “Mëngjeset në kafe Rostand”. Rrëmbyer pas tij, isha futur në rrakullimën e bëmave ku seriozja dhe qesharakja, tragjikja, sublimja dhe groteskja fqinjëronin çuditërisht. Poliedrik siç ai është për nga çështjet e kapura, një mozaik formash rrëfyese e polifoni stilemash, vështrimesh a shtjellimesh, sikur u gjenda në ndoca reljeve e tunele shpirtërore të lagështa, të turbullta, sa edhe gjithë dritë, kureshtje e ngjyra; sikur isha pjesë edhe unë e disa mjediseve e ndodhive të çuditëshme, plot gunga e gjemba të mprehtë, pjesë e rrokaqiellit të jetës shqiptare, por i përthyer diku në një kafene pariziane, ca të njohura e më të shumtat të panjohura. Nuk ke si e përcakton lëndën e librit si zhanër, është e prerjeve dhe stileve të ndryshme. Shkrimet herë të duken si kalldrëme biografish mbi njerëz të veçantë, shpesh të çuditshëm, të jashtëzakonshëm, herë si diç e paformë, ashtu e hapërdarë: edhe si një e tërë edhe si llojllojshmëri gjërash që mëtojnë të rrinë më vete. Diku të ngjan se je në ashtin e eseistikës ku dhiaret e mendimit të shpenguar ecejaken në një truall gjithë gurë, ferra e shqope, pastaj humbasin befas në një pyll të dendur përsiatjesh me rrjedha asociative për njerëzit, veten, Shqipërinë, Evropën, letërsinë, botën, fatin; herë aty tërcëllon e thumbon publicistika sociale e politike, më tutje shfaqen ritet prej fisniku që nderojnë një burrë të madh mbrojtës të Shqipërisë dhe shqiptarëve, apo një shkrimtar shqiptar të pikëlluar, pastaj femra të njohura në laminë e letrave shqipe; shkrime si psalme e mesha ku biri (I. Kadare) e mbështjellë nën zhgun siluetën dhe kipcin e nënës së vet mërguar në tejjetë si shkëndijat e Prometeut, për ta mbajtur ngrohtë pjesën e dhimbjes së ëmbël viteve por dhe për t’ua blatuar atë meshë të tjerëve, si një paralele të munguar mallëngjimi. Është një libër i lehtë-rëndë apo i rëndë-lehtë. Ngjan sikur kërcet kjo antinomi, si lëkura e shegës, mbase e kam gabim, por në faqet e tij ka aq shumë edhe ironi, edhe humor, madje grotesk, prandaj desha ta nxirrja në spikamë të lehtën bri të rëndës, shpirtin shpotitës me syrin e përhumbur në meditim.

…Shkrimet vijnë e shkojnë në mendjen time herë duke ngritur valë zëmërimi për paudhësitë e të tjerëve mbi shqiptarët por edhe të vetë shqiptarëve mbi njëri-tjetrin, herë duke u përthelluar në meditime, kujtesa të ëmbla a të tharta, herë duke qeshur me “thagmat” a mendjet e krisura të gjithfarë çudanësh dhe herë duke shijuar ca “salcra” rrëfimesh nga jeta dhe krijimtaria e shkrimtarit, që më kujtonin edhe ese të tjera të tij, librin me kujtime të së shoqes, Helenës, sidomos testamentin-laborator “Ftesë në studio”. Mes gjithë këtyre gjendet përherë ai, Shkrimtari. Mbamendja e tij. Edhe pak nostalgji nga fëmijëria, rinia, jeta studentore, Gjirokastra, Moska, sigurisht që e gjen aty. Dhe, si gjithmonë, gjen shumë dashuri për vendin, shtëpinë-kala të gjysh-stërgjyshërve ku “Smajli” u rrit, të afërmit e gjakut, miqtë. Dhe respekt për ata që kanë orientuar e bërë historinë, si dhe ata që përndriten nga heshtja, mirënjohja, mirësia; ata që vijnë si kujtesa të gjalla tej varreve, ku dhimbja mbulohet nga ekuilibri i mendjes dhe sqima e moshës.

Shumë vlerësime të tjera kësilloj mund të sillja në kryeherë të këtij shkrimi. S’më rrihet pa thënë pse nga autori është pëlqyer si nëntitull i librit pikërisht “Motive të Parisit”, kur ka aty sa Paris po aq Shqipëri? Ndoshta më shumë është kjo e dyta, strukur nën pelerinën e të parës. Afërmendsh gjë pa rëndësi është, një qejf i mendjes dhe kaq, por e thashë sepse e ndjeva skaj më skaj Shqipërinë në gjithë faqet e këtij libri. Është “strofka” ku kujtesa e shkrimtarit s’ka ku ngujohet veçse aty, sepse aty Ai është. Besnik ndaj vetes dhe letërsisë, qysh kur u largua nga vendi (e quajta “strofkë”, por më butë le t’i themi “strehë”), Kadare e barti vendin dhe popullin e vet si Sizifi gurin, por aspak si Kaini Abelin. Sepse Shqipëria, sado mbushur plagë e çibanë, s’ishte një varr mbi shpinë të tij, ani pse pushteti llogaritë i kishte të hapura, gardianët i mbanin çelsat në dorë, prisnin veç një urdhër, por urdhri lumnisht s’erdhi asnjëherë. As dreqi vetë s’e merr vesh këtë logaritëm politik të atyre që kishin fatin e shkrimtarit në dorë. Mbase ishte letërsia e tij e jashtëzakonshme që e shpëtoi. Zoti, mund të thotë tjetërkush, duke e sublimuar Frymën në një gjësend pa trajtë, si akrobaci e rastësisë apo zgjuarsisë së shkrimtarit për të lundruar mes dallgëve pa u mbytur si shumëkush; ndofta qe maturia dhe inteligjenca e tij për të qenë i kujdesshëm, guximi për t’u mbrojtur shpatë më shpatë me shpifësit apo miqtë-spiunë. Sepse nga gjithë ç’më vjen prej rrëfimit të Kadaresë, vetë ai ishte shi një ndjekës i formulës së Shkrimit të Vjetër “dhëmbë për dhëmbë e gjak për gjak”, jo i maksimës së famshme “po të qëlluan në një faqe, ktheje dhe tjetrën”. Ai ka bërë mepatjetër edhe kompromiset e tij me Djallin, por ama për mbijetesë, jo për shpirtin dhe lirinë e mendjes. Unë besoj tërësisht se mendjen Kadare e ka pasur të lirë. Dhe këtë e kam vënë re në shqyrtimin që i kam bërë veprës së tij qysh kur ishte nxënës, riosh, mënyrës së të menduarit të tij, e cila më pas thuri gjithë eposin e jashtëzakonshëm falë të cilit ne mësuam një tjetër kod shpjegimi të jetës dhe shpirtit njerëzor. Ka koherencë aty, gjithkund e gjithherë, jo tradhti…

Nga shkrimet, pa frikë brilante është sipas meje “Baroni Groult”, pastaj e paarritshmja dhe pikëllimtarja “Kukulla (portret i nënës)” dhe e treta “Një prill për Fredin”. I pari, ndonëse i vogël si vëllim, ka madhështinë dhe habinë e njeriut, diçka nga ëngjëjt, por dhe nga furia aventureske e Don Kishotit, këtij apostulli të mirësisë. Një baron që për ne shqiptarët duhet shndërruar në ikonë. Një opinionbërës, ku katarsa historike e kishte ftuar në banketin e “Darkës së Madhe” të shqiptarëve, herë mbi tavolina miqsh e njerëzish me pushtet, herë nën kambanat e Vatikanit, herë nëpër institucione ku janë vulat dhe fatet e popujve. Por dua të shtoj një detaj, që për mua është prekës. E mira dhe e bukura, “Kallos”-i sipas konceptit të grekëve të hershëm, kishte dy krerë e rrinte mbi dy shpatulla. E djathta vërtet qe e baronit Groult, por e majta qe e padiskutueshme e Kadaresë, sepse Shqipëria ishte në zemrën e tij, pra në ritmin jo thjesht genetik por ekzistencial.

Shkrimi i dytë mua më ka tronditur gjer në rrënjë. Kujtoja nënën time, si çdo rob i këtij dheu. Por nëse imazhin e nënës sime e kam vetëm unë në kokë, si një peng dhe si një dëlirësi, dhe kurrë s’mund ta riprodhojë dhe as germat t’i kthejë në gjak, limfë, dridhërimë e shpirt nëne, Kadare ka mundur ta sjellë te ne imazhin e saj falë këtyre germave. Zot sa të veçantë, sa pikëllimtare, sa të brishtë! Dhe shumë të vërtetë. Por dhe me aq humor. Në vend që ta ulë paksa, përkundrazi, i ka dhënë të ëmës krahë fluture për t’u rrethrrotulluar syve të mendjes sonë, ashtu e pakët, imcake në fund të jetës, disi e trembur, buzëhollë, me brengën se mos i biri i ikën në dhe të huaj, e lë dhe e harron (ah ky mall i nënëshkretës që djeg, ah ai vështrim, ai merak! Merak nënash!). Gjithë ai përdëllim me zakonin, si i të gjitha nënave, për ta “martuar” të birin me një vajzë të zonjën e të hajrit, dhe pastaj me atë shetitjen bulevardit dhe uljen në stol përballë hotel “Dajtit” duke mbushur syrin me rrjedhën e njerëzve, por me mendjen pas në Gjirokastrën e gurtë, gjer te vdekja, e lehtë në trup si pendë, me porosinë për ta varrosur tok me të shoqin, krejt ndryshe e krejt i kundërt me shkrimtarin për nga tipi dhe zakonet. Eja kukull! Them se e kanë zili të gjithë një portret të tillë për nënën e tyre. Unë po e po. Të gjithë bijtë e bijat, besoj. Sepse nënat peshojnë më shumë se librat. Se gjithë librat…

Shkrimi i tretë është për një njeri thuajse çudan, vetmitar i rrugës dhe i natës, i humbur dhe i refuzuar nga shoqëria, veç me poezinë i shoqëruar zgafellave të heshtjes, shpërfilljes dhe dhe bjerrjes. Ky është Frederik Reshpja, ai që si kali i bardhë tërë vdekje u rrëzua në fushën me shi. “Fusha me shi” ishte bash jeta e tij e habitshme, si e një bohemi, ku vertikalet e fatit shkonin e vinin nga humnerat dhe shpërfilljet tek e mrekullueshmja e poezisë së tij dhe madhështia e poetit të vetmuar, si një ishull që diku tutje ngre kryet në oqean. Toni i trishtë që e shoqëron rrëfimin e Kadaresë, edhe pse ofron bashkëshoqërime fatesh e faktesh në njerëz të tjerë a për vetveten, është si akordi i një organoje në katedrale. Ti ke qejf të dëgjosh bash atë, i lë mënjanë violat dhe violinat e tjera të orkestrës. Është kjo organo si prej dorës së Bahut që ta mbush shpirtin duke u rrëzuar “tërë vdekje” në hieroren që lexuesi tashmë ia ka vënë mbi kokë kujtimit të poetit.

Eseja “Mëngjeset në kafen Rostand” është një “trill” i bukur ku fqinjërojnë gjësende në dukje kurrënjëherë të afrueshme, por ja që ato janë aty si në një darkë a kokteil. Vektorët e mendimit të shkrimtarit bashkojnë gjësende të ndryshme e të çuditshme, duke e vendosur dritën në hollin e një kafeneje, strehë e punës së tij të mëngjesit, por edhe CV-në e saj me frekuentët e shumtë nga elitat intelektuale, kryesisht letrare të Francës, por dhe me personazhe të tjerë si Jean Marie B., Colette D., Julien Gracq, historia mallëngjyese e balerinit të jashtëzakonshëm shqiptar Angjelin Prelocaj, “arratisur” nga Shqipëria qysh në bark të nënës, një projekt i mbetur si ëndërr me regjisorin e njohur grek Kosta Gavras për filmimin e baladës rrëqethëse të Kostandinit dhe Doruntinës, episodi plot humor me takimin asnjëherë të realizuar me nobelistin e këtij viti Modiano, madje e përzier kjo gjellë e shijshme edhe me histori anekdotike si me vejushën e bukur Mahler etj. Pak a shumë si një kolazh fillesash për trajtime më të gjata e më të thelluara konceptohet edhe shkrimi i fundit “Mozaikal”, ku mua më ka tronditur posaçërisht biseda fare e papërgjegjshme, meskine dhe si prej budallenjsh në Byronë Politike, tek bëhej fjalë për shumën marramendëse ofruar Shqipërisë nga Gjermania Federane në mesin e viteve ’80 dhe idjotësia e lidershipit liliput komunist (nuk di ç’fjalë tjetër më e butë mund të përdoret), e cila i hoqi popullit një shans të artë begatimi dhe ndryshimi në raport me mirëqenien dhe lirinë, duke e lënë në varfërinë shkretuese e çpersonalizuese gjer sa u shporr; një kastë burracakësh që për kolltukët e tyre dhe një grumbull dogmash të vdekura sakrifikuan krejt një vend.

“Koffeehouse days” ani pse është një kronikë jete e shkrimtarit në të ri të tij, si student nga Tirana drejt Moskës e në mediumet letrare të kohës, përfshi edhe harrakatjet e moshës, është e gjitha e shkruar si një novelë. Hierorja letrare dhe beletristika lëndën e ngrohtë të jetës së regjistruar në fakte e kthen këtu në një situatë ku rrinë pranë e pranë atmosfera e kohës, aventura rinore, nostalgjia, skica, imazhe dhe projekte që do merrnin më vonë formë letrare. Po njësoj edhe këto bashkëshoqërohen nga një ndjenjë e shpenguar humori: qesh me veten dhe me të tjerët.

Me shkrimin “Makth” Kadare i rikthehet temës së tij madhore: orientimit Perëndimor të Shqipërisë dhe shqiptarëve, por edhe “poçeve pas bishtit të qenit” që zhurmojnë e na prishin dasmën. Satirë e zemërim kundrejt lotëve që kullojnë mustaqeve e mjekrave të ca bjerranëve që jo vetëm i deklarojnë Shqipërinë dhe shqiptarët si myslimanë të djegur, të pjekur e të thekur, por edhe origjinën tonë duan të na e ngulin diku nëpër shkretëtirat e Arabisë, me histori kalifësh a imamësh trima, me Xhebel-ul-Hama dhe Xhablla Ibn-al-Ajham, në kohën e kalifit Umer Ibn-al-Hattab (hata e zezë, se ku i gjejnë këto broçkulla, një djall e di!). S’e paskemi ditur që në damarët tanë rrjedhka gjak nga zanafilla e fisit të profetit Muhamet, Kurejshët. Ky dijetar me emrin, dr. Muhamed Mufaku, as më shumë e as më pak se një sozi i Doktor Adham-utit të Çajupit, por me atë “m” që na qelb të gjithëve, nuk është i vetëm me librin e tij “Shqiptarët në botën arabe”. Fryjnë këto erëra të qelbura të kutisë së Pandorës edhe në artikulime të tjera politike, historike, publicistike, kinse shkencore e me gjerë. Dhe duan medoemos që Shqipërinë ta shkulin nga rrënja e vet evropiane, nga përndritja rilindëse e maksimës “Lind nga perëndon”; ta shkëputin sidomos nga Gjergj Kastrioti, që edhe sot u kall tmerrin gjithë çallmave “moderne” të asaj perandorie të ububushme, e cila jo vetëm perçet, shallvaret e dimitë la pas viseve tona, por edhe mendësi të mbrapshta. Habitesh se si edhe sot ka ende nostalgji skllevërish, jeniçerësh dhe shërbëtorësh që bëjnë temena te Baba Dovleti, filluar nga hanxharët dhe ulërimat e dikurshme të Haxhi Qamilit e gjer te xhihadistët e fundit që vriten Sirisë dhe Irakut, duke pështyrë mbi atdheun e tyre, mbi gjakun dhe historinë e racës. Shumë dëshpërim ka në penën e shkrimtarit, shumë mni e shumë sarkazmë, por ama, sikurse gjithnjë ai e ka bërë në librat e tij, shkrimtari u bie kambanave të rilindësve, kambanave të thirrjes së ndershme për t’i qenë mirënjohëse Europës dhe avionëve të NATO-s, kambanave për t’u kthyer në folenë historike të Kastriotit prej nga shqipet e kanë pasur motit fluturimin e tyre, sidomos për të strukturuar një vetëdije moderne, pranuese, qytetëruese, një shtet që s’kërcënohet e aq më pak të akuzohet si islamik, ku në vend të gjyqit dhe të drejtës të aplikohej sheriati, duke gjuajtur femrat me gurë kokës gjer në vdekje etj.

Eseja “Makbethi” është një shkrirje brilante e përjetimit të shkrimtarit me copëza jete mbushur frikë, pasiguri, tmerr dhe guxim, nga njëra anë, me përlindjen nga hiri i zjarreve të vetëdijes i së paku katër veprave të rëndësishme të tij: “Përbindëshi”, “Dimri i vetmisë së madhe”, “Koncert në fund të dimrit” dhe më pas“Pasardhësi”, si siluetë drithëruese e strukur thellë, e cila pas viteve ’90 u formatua si ndër më të tmerrshmet dhe rrëqethëset vepra të tij me aromë vërtetë shekspiriane. Janë aty pavetëdija dhe vetëdija, ankthi si i tillë dhe rrëfimi i këtij ankthi, trokitja para vrasjes e Makbethit dhe vrasja e Dunkanit (kujtojmë “trokit e zgjo” në vargjet e poetit dhe frazat e trajtesat nëpër romanet e tij, gjithherë). Po kush ishte Dunkani? Doemos i vrari. Mbreti. Por edhe vrasësi. Ekzekutori. Siç edhe Makbethi ishte vrasësi, por edhe i vrari. Këto qasje kadareane janë si një zgjim pas ëndrre në ag, një lojë e bukur e mendjes, por edhe një sy dialektik, rikuptimësues, provokues, filozofik. Prandaj dhe të dy këta personazhe, Dunkan-Makbeth janë shpinë më shpinë ngjitur si vëllezërit Siamezë, a si Abeli kalbëzuar mbi shpatullat e Kainit, a thënë më drejt, si dy fytyrat e Janusit. Dhe mes tyre gjithmonë një thikë, një vrasje, një kurth. Dhe terri që mbulon, heshton dhe ngatërron gjithçka, për të rifilluar nga e para në gjetje të një dritëze në këtë pyll të errët.

Po e mbyll këtu, duke risjellë në mendje rrafshin biografik brilant që mbruhet me Shqipërinë krejt: me shkrimtarin, birin, prindin, personalitetin, atdhetarin dhe njeriun Kadare, në ato pak rrëpira e lulnaja që ai na ka rrëfyer. E përsëris, dramatikja bashkëjeton me ironiken dhe komiken, e madhërishmja me grotesken, zemërimi me blatimin, tragjikja dhe e dhimbshmja me humorin dhe shakanë – gjithë një lojë e vallëzim në ritme të ndryshme, që e bëjnë të bukur e tërheqëse historinë e treguar a vlerësimin e shenjuar. /Gazeta Liberale

Ju sugjerojme

Vrasja e 33-vjeçarit në Shkodër, arrestohet vëllai i autorit të dyshuar
Aktualitet

Vrasja e 33-vjeçarit në Shkodër, arrestohet vëllai i autorit të dyshuar

12:32 | 22/09/2023
Masteri në UET bëhet 15 vjet
Kryesore

Masteri në UET bëhet 15 vjet

12:22 | 22/09/2023
Euro 2024/ Vetëm 36-vjeç! Gjermania zgjedh trajnerin e ri të kombëtares
1

Euro 2024/ Vetëm 36-vjeç! Gjermania zgjedh trajnerin e ri të kombëtares

12:16 | 22/09/2023
Ligji i ri/ Talentët e lindur dhe që jetojnë jashtë Shqipërisë do të pajisen me pasaportë shqiptare edhe kur nuk kanë mbushur 18 vjeç
1

Ligji i ri/ Talentët e lindur dhe që jetojnë jashtë Shqipërisë do të pajisen me pasaportë shqiptare edhe kur nuk kanë mbushur 18 vjeç

11:50 | 22/09/2023
Nga Namir Lapardhaja: Saliberishizimi i deputetëve të rinj të PD-së
Koment

Nga Namir Lapardhaja: Saliberishizimi i deputetëve të rinj të PD-së

11:35 | 22/09/2023
FOTO/ E detyruan të braktiste Botërorin e Katarit, kush janë 3 shqiptarët që vodhën shtëpinë luksoze të yllit britanik
1

FOTO/ E detyruan të braktiste Botërorin e Katarit, kush janë 3 shqiptarët që vodhën shtëpinë luksoze të yllit britanik

11:24 | 22/09/2023
Para
Krisja Kadareane, një “ëndërr mashtruese”

Krisja Kadareane, një “ëndërr mashtruese”

Vacation mode on? Off?

Vacation mode on? Off?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Nuk ka rezultat
View All Result

Të fundit

  • Vrasja e 33-vjeçarit në Shkodër, arrestohet vëllai i autorit të dyshuar
  • Masteri në UET bëhet 15 vjet
  • Euro 2024/ Vetëm 36-vjeç! Gjermania zgjedh trajnerin e ri të kombëtares
  • Ja si renditen shenjat e Horoskopit nga më besniket tek ato më pak
  • Ligji i ri/ Talentët e lindur dhe që jetojnë jashtë Shqipërisë do të pajisen me pasaportë shqiptare edhe kur nuk kanë mbushur 18 vjeç
  • Nga Namir Lapardhaja: Saliberishizimi i deputetëve të rinj të PD-së
  • Situatë e pakëndshme për Armaldo Kllogjerin në koncert/ Teksa performon në skenë fansat brohorasin emrin e Luizit, ja reagimi i tij
  • FOTO/ E detyruan të braktiste Botërorin e Katarit, kush janë 3 shqiptarët që vodhën shtëpinë luksoze të yllit britanik
  • Shtyhet gjyqi për “Gërdecin”, del lista me dëshmitarët. SPAK kërkon dëshminë e Shkëlzen Berishës e të Aldo Bumçit
  • Rita Ora nuk ngurron ta shprehë: Partneri im është i zoti i seksit

GAZETA LIBERALE dhe portali i saj gazetaliberale.al, është një titull i ri i medias shqiptare, për të promovuar frymën e liberalizmit ekonomik dhe politik në jetën publike në Shqipëri. Ajo është botim i Institutit Europian PASHKO, dhe i kontribuon debatit publik me qasjen liberale ndaj ngjarjeve, zhvillimeve dhe fenomeneve të kohës sonë, përkundër inercisë totalitariste, përkundër rrezikut të populizmit punist dhe atij nacionalist, përkundër intolerancës, ekstremizmit, kërcënimeve të çdo lloji ndaj demokracisë, tregut të lirë dhe liberalizmit në botën shqiptare.

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

© 2022 - Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by dope.al