Globi

Ndodh çudia në Greqi! 13-vjeçarja shkon me dhimbje të forta në spital dhe lind foshnjën pa e ditur se ishte shtatzënë

Shkruar nga Liberale
Ndodh çudia në Greqi! 13-vjeçarja shkon me dhimbje të

Një ngjarje e pazakontë raportohet se ka ndodhur së fundmi në Greqi. Një vajzë 13 vjeçe, e cila shkoi në spital me dhimbje të forta barku, ka lindur beben e saj pa e ditur se ishte shtatzënë.

Sipas raportimit të medieve greke, adoleshentja kishte shkuar me urgjencë në spitalin e Naxos me dhimbje të forta, por as ajo dhe as prindërit nuk ishin në dijeni për shtatzëninë.

Vajza u gjet në banjo me kordonin e kërthizës të varur dhe me fëmijën pranë. Më pas, 13-vjeçarja i është nënshtruar një radiografie për të parë nëse ka ndonjë komplikacion dhe në mungesë të mjekut gjinekolog, është transferuar në spitalin e Siros ku po trajtohet së bashku me foshnjën e saj.

“Fëmija duhet të kuptojë se jeta e saj po ndryshon. Ajo është e tmerruar , por po monitorohet nga psikologët e fëmijëve. Imagjinoni një fëmijë të thotë se i dhemb barku dhe më në fund të lindë. Lindja filloi kur vajza e vogël shkoi në tualetin e spitalit."-tha një e afërme e familjes.

13-vjeçarja u ka treguar psikologëve se babai i fëmijës është shoku i klasës, por familja tha se nuk dinë asgjë për këtë.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH