Aktualitet

Ndërron jetë nga Covid ish-zv/kryeministri

               Publikuar në : 22:06 - 21/11/20 liberale

Ish-zv.kryeministri dhe ish-zv/ministri i brendshëm i Shqipërisë i qeverisë së parë të Partisë Demokratike më 1992, Bashkim Kopliku ka ndërruar jetë sot në moshën 77-vjeçare. Kopliku ishte i infektuar me koronavirus.

News 24 raporton se Kopliku, pasi ishte prekur nga virusi ishte në gjendje të rëndë dhe kurohej në spitalin e Durrësit.

Bashkim Kopliku u lind më 15 korrik 1943 në Shkodër. Ka qenë zëvendëskryeministër i Shqipërisë në periudhën 1992-95, deputet në Kuvendin e Shqipërisë në 1991-97, kryetar i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë në 1996-97, anëtar i kryesisë së PDSH në 1991-97, i dekoruar me “Urdhrin e Lirisë të Klasit të Parë”, nga Presidenti i Shqipërisë në vitin 1993.

Po ashtu ka qenë Kryetar i Bashkisë Durrës (Komiteti Ekzekutiv Pluralist Durrës) në 1991-92, kryeinxhinier i URT Durrës në 1990.

Ka mbajtur pozicione të ndryshme drejtuese në fushën e elektronikës. Është autor i rreth 700 shkrimeve opinion në gazeta të ndryshme.

 

Tags: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back