Bodybuilderi dhe “Mister Universe”, Shaun Davis, ndërroi jetë në moshën 57-vjeçare, duke i lënë miqtë dhe adhuruesit e tij "të shkatërruar " . Davis, i mbiquajtur "Dinosaur", fitoi titullin “Mr Universe” në 1996 përpara se problemet serioze me veshkat ta detyronin të tërhiqej.
Në fakt, ai i nënshtrohej dializës tri herë në javë para se të merrte transplantin e veshkës në vitin 2009, pas një pritjeje trevjeçare. Davis ishte nga Long Eaton në Derbyshire. Ai la pas partneren e tij Helen Burroës dhe vajzë. Shumë mesazhe ngushëllimi për kampionen e bodybuilder-it, me vetë Helenën duke ndarë një foto të çiftit në Facebook.
Këshilltari Richard McRae tha: “ RIP Shaun Davis, një zotëri shumë i njohur dhe i respektuar që sigurisht e ka vendosur Long Eaton në hartën e botës.
Shaun ishte gjithashtu Mister Britania, Mister Europe”."Shoku i tij Kuldeep Bhardwaj tha se “sapo mora lajmin e tmerrshëm nga Helen Burrows se shoku im Shaun Davis ka ndërruar jetë. Unë jam absolutisht i shkatërruar. U prefsh ne paqe miku im”.