
Në fjalën e tij, gjatë mbledhjes online në Këshillin e Integrimit Europian, kryeministri Edi Rama u shpreh se për të dhe qeverinë e tij do të jetë hera e fundit kur në çështje të politikave të brendshme do të duhet ndërhyrja e ambasadave për t’u arritur dialog mes palëve politike.
“Po për fat të keq, krahasuar me vendet që janë pjesë e BE-së, jemi realisht të pashoqë, në një paaftësi kronike për të dialoguar mes veti, për tu mirëkuptuar. Për të gjetur zgjidhje për ato çështje që rëndom janë çështje të krijuara nga sebepe të natyrës politike. Mund të jenë legjitime, të mëdha, të vogla. Por janë sebepe që nuk e konkurrojnë dot për nga madhësia, madhësinë dhe peshën e enjë qëllimi. Që këtu në Shqipëri e ndajnë partitë, forcat shoqërore. Skema në Shqipëri asnjë forcë politike, shoqërore, që të predikojë aleanca alternative me aleancën strategjike të SHBA dhe BE, që të predikojë qasje që shkojnë në konflikt me këtë. Gjithë ky qëllim i madh dhe i ndarë, e bën akoma dhe më problematik faktin se jemi ende të paaftë që të komunikojmë shqip me njëri-tjetrin, pa përkthyer. Rasti i fundit i freskët, që u përshëndet këtu, është flagrant. Jemi mbledhur në një ambasadë të gjithë përfaqësuesit e forcave më të mëdha politike të vendit, mbyllur atje. Me ditë me netë, për të lënë gjerat siç janë. Për tu marrë vesh më në fund që nuk do të biem atë që duhet të binim, por t’i lëmë gjerat si janë. Po kur sheh këtë përfundim, njeriu mendon natyrshëm se a nuk do të ishte mirë që të bënim vet këtë. Nuk do ishte mirë që mos të kërkonim strehë në një ambasadë mike. Pse komunikimi mes nesh, të kalonte në disa gjuhë. Mendoj se kjo do të jetë e fundit. Miqtë tanë të paçmueshëm nuk duhet të ndihen më në këtë pozitë. Ashtu sikundër populli shqiptar ska pse të shohin nga dyert e ambasadave, për arsye se forcat politike nuk arrijnë dot konsensusin", tha Rama. /Gazeta Liberale