Aktualitet

Ministri serb i Mbrojtjes provokon shqiptarët: Nëse jep urdhër Vuçiç, hyjmë në Kosovë!

Shkruar nga Liberale
Ministri serb i Mbrojtjes provokon shqiptarët: Nëse jep urdhër

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë Millosh Vuçeviç ka folur mbi një hyrje të mundshme të trupave serbe në Kosovë.

Duket më tepër një deklaratë provokative, megjithatë Vuçeviç ka deklaruar se nëse Forcat e Armatosura të Serbisë marrin urdhër nga presidenti Vuçiç që njësitet e tyre të hyjnë në Kosovë, ata do ta bëjnë në mënyrë efikase dhe profesionale.

Por ai shtoi se nëse një gjë e tillë ndodh atëherë do të merret leje paraprakisht nga komanda e KFOR.

Ai po ashtu ka kërkuar prani më të madhe të KFOR në territorin e Kosovës, veçanërisht në zonat me shumicë serbe. Vuçeviç shtoi se bashkëpunimi i Ministrisë së Mbrojtjes serbe dhe Ushtrisë Serbe me misionin e KFOR-it është i mirë dhe funksionon në përputhje me Rezolutën 1244 dhe Marrëveshjen Teknike Ushtarake nga Kumanova.

“Bashkëpunimi bazohet në respektin reciprok dhe po zhvillohet në mënyrë korrekte. Republika e Serbisë beson se KFOR-i duhet të ketë një rol sa më domethënës në Kosovë, veçanërisht në zonat ku jeton popullata serbe. Ne nuk kemi asgjë kundër pranisë së KFOR-it në komunitetet tona, as serbët që jetojnë në krahinën jugore”, tha ai.

Ministri theksoi se Ushtria Serbe e konsideron të nevojshme rritjen e pranisë së njësive të këtij misioni, para së gjithash në zonat ku jetojnë serbët, pasi kjo do të përmirësonte sigurinë e popullit serb në Kosovë. Duke u ndalur tek rritja e pranisë së Forcave të Armatosura serbe në kufi me Kosovën, Vuçeviç i cilësoi lajmet si të pavërteta.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH