Presidenti Ilir Meta, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka denoncuar grabitjen e taksapaguesve nëpërmjet inceneratorëve.
Meta shkruan në “Facebook” se, miliona euro të taksapaguesve tanë grabiten nga mafia e inceneratorëve me firma të falsifikuara të qytetarëve, që janë ndarë nga kjo botë prej 5 vitesh.
“Krimi dhe kapja e shtetit ka kapërcyer çdo imagjinatë. Ndërsa për të marrë pensionin u kërkohet pensionistëve që të paraqiten fizikisht për të provuar se janë gjallë, miliona euro të taksapaguesve tanë grabiten nga mafia e inceneratorëve me firma të falsifikuara të qytetarëve, që janë ndarë nga kjo botë prej 5 vitesh. Vetëm lufta e hapur kundër kapjes së shtetit dhe korrupsionit parandalon falimentimin e Shqipërisë. Koha nuk pret më!”, kështu shprehet Meta nëpërmjet një reagimi në Facebook.
Kujtojmë se javën që shkoi, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi publikoi disa fakte, që sipas saj tregojnë aferën e inceneratorëve.