Aktualitet

Mësuesi turk u dëbua, ç'vendosi gjykata për “gylenistin” e kapur në..

Shkruar nga Liberale
Mësuesi turk u dëbua, ç'vendosi gjykata për

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Selami Simsek për gjykim të shkurtuar, i cili u kap në aeroportin e Riniasit me një vizë false kanadeze.

Prokuroria shqiptare e akuzon për “falsifikim dokumentash”.

“Rezulton se ky shtetas po udhëtonte me një vizë false kanadeze sipas destinacionit të pranuar prej tij Tiranë-Vjenë-Torino. Ky shtetas u pyet kur u kap në Rinas në prani të përkthyeses. Ai ka deklaruar se viza është e falsifikuar në Prishtinë”, u shpreh përfaqësuesi i organit të akuzës në seancë.

Gjykata pasi konstatoi se kjo dosje mund të zgjidhet në gjendjen që janë aktet, vendosi të pranojë kërkesën për gjykim të shkurtuar.

Selami Simsek akuzohet në Turqi se është pjesë e Lëvizjes Gylen, e konsideruar si organizatë terroriste nga Ankaraja. Ai u ndalua në Rinas gjashtë muaj më parë, në të njëjtën ditë me Harun Çelik, i cili u dëbua së fundmi drejt Turqisë.

Në deklarimet e dhëna prej tij, ka pohuar se viza është vënë në Prishtinë, Kosovë. Ai ka paguar 5 mijë euro për këtë dokument përmes një të afërmi të tij tek një person që nuk e njeh./Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH