Një 23-vjeçare është zhdukur pa lënë gjurmë në Tiranë. Ka qenë e motra e saj shtetasja D. V., 26 vjeçe, e cila ka njoftuar efektivët e komisariatit nr.5 për zhdukjen e së motrës.
26 vjeçarja është shprehur se ajo është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Ndërkohë uniformat blu të kryeqytetit po punojnë për gjetjen e 23-vjeçares.
"Në Komisariatin e Policisë Nr. 5 është paraqitur shtetasja D. V., 26 vjeçe, e cila ka kallëzuar se është larguar nga banesa motra e saj, shtetasja M. V., 23 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.", njofton Policia.