Aktualitet

Mbyti në kanal babanë, gjykata merr vendimin për të birin

Shkruar nga Liberale
Mbyti në kanal babanë, gjykata merr vendimin për të birin

Andrea Stase, 58-vjeçari i cili dhunoi dhe mbyti babanë e tij në Divjakë është lënë në masën e sigurisë 'arrest me burg'. Në seancën e zhvilluar ditën e sotme, 58-vjeçari është braktisur krejtësisht nga familjarët e tij.

Si ndodhi ngjarja?

Andrea Stasa, 58 vjeç i mori jetën babit të tij.

E gjitha ndodhi për një debat banal, ku i biri fillimisht është konfliktuar verbalisht me të atin dhe më pas e ka goditur me grushte dhe e ka mbytur.

Ai ishte në gjendje të dehur dhe pas krimit makabër tentoi ti shpëtonte policisë. Stasa u kap më vonë dhe tashmë ndodhet në burg.

Viktima, Mitër Stasa, jetonte me dy djemtë e tij, ku sipas banorëve të zonës kanë probleme të shëndetit mendor.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH