Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Kosovë. Bazuar në rezultatin e deritashëm të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje del të jetë fituese e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit.
Në bazë të dhënave të publikuara në faqen e KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 197.966 vota ose 25,79%.
E dyta është LDK 192.300 ose përkthyer në përqindje 25,05%.
Partia Demokratike e Kosovës është e treta dhe ka marrë 162.342 apo 21.15% të votave.
Kurse, koalicioni AAK-PSD, ka marrë 89.287 vota ose 11,63%.
Koalicioni Nisma socialdemokrate dhe Aleanca Kosova e Re ka marrë 37.786 vota ose 4,92 për qind.
Ndërsa, lista serbe ka marrë 47.633 vota ose 6,21 për qind.
Numërimi i fletëvotimeve në vendvotime është përmbyllur mbrëmë, por vetëm procesimi i të dhënave nuk është bërë akoma për 4% të vendvotimeve.
Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka paralajmëruar se do t’i nis shumë shpejt bisedimet me Lidhjen Demokratike të Kosovës për formimin e Qeverisë së re të Kosovës./Gazeta Liberale