Aktualitet

Mbyllen aplikimet, këtë vit gara për në universitete me dy mijë maturantë më pak

Shkruar nga Liberale
Mbyllen aplikimet, këtë vit gara për në universitete me dy

Janë mbyllur një ditë më parë aplikimet e maturantëve në universitete. Pjesë e garës janë bërë rreth 21 mijë maturantë.

Sipas të dhënave të rrjetit akademik shqiptar i cili ka në administrim portalin U-Albania ku aplikojnë maturantët, për vitin akademik 2022-2023 në krahasim me vitin e shkuar kanë aplikuar rreth 2 mijë maturantë më pak, duke pësuar një ulje me 8.7%.

Duke mos qenë të fokusuar në një degë, maturantët në 90% të rasteve kanë plotësuar 10 preferenca në formularin A2 ku duan të ndjekin arsimin e lartë.

Shumica e të rinjve kanë zgjedhur degë që ofrojnë mundësi punësimi jo vetëm në tregun vendas, por kryesisht atë jashtë vendit siç janë programet e Shkencave Informatike, degët e Mjekësisë dhe Infermierisë si dhe degët e Inxhinierisë. Rreth 50% e aplikimeve janë bërë kryesisht në këto fusha studimi.

Vihet re një tendencë në rritje e aplikimeve edhe e degëve që janë shpallur si degë prioritare në universitetet publike.

Ulja e mesatares në disa degë nga 7.5 në 6.5 ka bërë të shtohet numri i maturantëve që i kanë përzgjedhur ato, ndryshe nga vitet e tjera, siç është Mësuesia të cilën e kanë përzgjedhur 8.8% . Në rritje është edhe numri i maturantëve që kanë aplikuar për degët me karakter profesional, me rreth 8.1%.

Fituesit do të shpallen nga universitetet brenda datës 31 Gusht.

Aplikantët nëse pretendojnë parregullsi më 1 Shtator mund të bëjnë ankimim pranë fakulteteve përkatëse, ndërkohë që faza e parë e regjistrimit është në datat 2-15 Shtator 2022.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH